Iván Balliu Campeny (lindur më 1 janar 1992) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtës i djathtë për klubin spanjoll Rayo Vallecano dhe kombëtaren shqiptare.

Iván Balliu

Balliu në aksion me Barcelonën B në vitin 2012
Të dhënat vetjake
Emri i plotëIván Balliu Campeny[1]
Datëlindja (1992-01-01) 1 janar 1992 (32 vjeç)[2]
VendlindjaCaldes de Malavella, Spanjë
Gjatësia1.72 m (5 ft 8 in)[2]
PozicioniMbrojtës i djathtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Rayo Vallecano
Numri20
Karriera me të rinjtë
2000–2004Girona
2004–2011Barcelona
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2011–2013Barcelona B53(0)
2013–2015Arouca58(0)
2015–2019Metz104(1)
2019–2021Almería62(1)
2021–Rayo Vallecano74(1)
Karriera ndërkombëtare
2008Spanja U163(1)
2008Spanja U173(0)
2017–Shqipëria9(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19:58, 2 shtator 2023 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 27 mars 2023

Balliu është një produkt i akademisë se Barcelonës. Ai luajti dy vite me ekipin B para se të transferohej në Portugali te Arouca. Në vitin 2015, ai firmos me Metz në Francë ku do të luante për katër vitet e ardhshme. Në vitin 2019, ai u rikthye në Spanjë duke u transferuar te Almería.

Balliu luajti me ekipet e moshës së Spanjës. Në vitin 2017, ai u bë pjesë e Shqipërisë, vendit të origjinës së tij. Ai debutoi në tetor të atij viti dhe që nga ajo kohë ka luajtur gjithsej nëntë ndeshje.

Karriera me klube Redakto

Barcelona Redakto

Balliu u bë pjesë e akademisë së Barcelonës në vitin 2004 në moshën 12 vjeç. Ai debutoi si profesionist gjatë sezonit 2010–11, duke luajtur dy ndeshje në Segunda División me ekipin rezervë, përfshirë një si titullar kundër Gironës në transfertë, e fituar 2–0.[3] Në atë vit, ai ishte gjithashtu kapiten i ekipit Juvenil A që fitoi tripletën.[4]

Arouca Redakto

Më 30 maj 2013, kontrata e Balliut me Barcelonën skadoi dhe ai u njoftua nga klubi se nuk do t'i ofrohej një kontratë e re.[5] Një muaj më pas, ai firmosi një kontratë dy-vjeçare me Aroucën në Portugali.[6] Balliu luajti ndeshjen e parë në Primeira Liga më 1 shtator në fitoren minimale 1–0 kundër Rio Aves në shtëpi.[7]

Metz Redakto

Më 17 korrik 2015, Balliu u bë pjesë e klubit francez Metz duke nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare.[8] Ai shënoi golin e parë si profesionist më 16 tetor në barazimin 2–2 kundër Clermont Foot në shtëpi.[9]

Balliu luajti 24 ndeshje në sezonin e tij të parë në Francë, duke ndihmuar ekipin të rikthehej në Ligue 1 pas një sezoni. Ai luajti ndeshjen e parë në elitën e futbollit francez më 13 gusht 2016 në fitoren 3–2 kundër Lille OSC.[10]

Almería Redakto

Më 12 gusht 2019, Balliu firmosi një kontratë dy-vjeçare me Almerían në divizionin e dytë spanjoll.[11] Ai shënoi golin e parë në Spanjë më 20 mars 2017 në fitoren 4–0 kundër Deportivo de La Coruña.[12]

Rayo Vallecano Redakto

Më 14 korrik 2021, Balliu u transferua te klubi i sapongjitur në La Liga, Rayo Vallecano, në një kontratë dy-vjeçare.[13] Ai bëri debutimin e tij në La Liga më 15 gusht në moshën 29 vjeç, duke luajtur 90 minuta të plota në humbjen 3–0 kundër Seviljes në transfertë.[14] Goli i tij i parë me klubin erdhi më 9 janar 2022 në barazimin 1–1 kundër Real Betis.[15][16]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Më 24 tetor 2016, Balliu shfaqi interes për të përfaqsuar Shqipërinë në futbollin ndërkombëtare; ai është me origjinë shqiptare nga ana e babait.[17][18] Ai e mori pasaportën shqiptare më 22 gusht 2017, duke u bërë i disponueshëm për ekipin kombëtar.[19] Disa ditë më pas, ai mori ftesën e parë nga trajneri Christian Panucci për ndeshjet hapëse të kualifikueseve të FIFA Kupës së Botës 2018 kundër Maqedonisë së Veriut dhe Lihtenshtajnit më 2 dhe 5 shtator.[20] Balliu debutoi më 6 tetor në humbjen 3–0 kundër SpanjësAlicante, duke luajtur si titullar për 45 minuta.[21]

Jeta personale Redakto

Iván Balliu lindi në Caldes de Malavella, Girona, Katalonjë nga një baba shqiptar dhe mama spanjolle.[22] Më 17 qershor 2017, ai u martua me Marta Soler.[22]

Statistikat e karrierës Redakto

Klube Redakto

Redaktuar më 22 gusht 2021[23]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Barcelona B 2010–11 Segunda División 2 0 2 0
2011–12 21 0 21 0
2012–13 31 0 31 0
Gjithsej 54 0 54 0
Arouca 2013–14 Primeira Liga 26 0 3 0 2 0 31 0
2014–15 32 0 1 0 3 0 36 0
Gjithsej 58 0 4 0 5 0 67 0
Metz 2015–16 Ligue 2 24 1 1 0 2 0 27 1
2016–17 Ligue 1 27 0 3 0 30 0
2017–18 25 0 3 0 28 0
2018–19 Ligue 2 28 0 3 1 2 0 33 1
Gjithsej 104 1 7 1 7 0 118 2
Almería 2019–20 Segunda División 30 1 0 0 2[a] 0 32 1
2020–21 32 0 1 0 2[a] 0 35 0
Gjithsej 62 1 1 0 4 0 67 1
Rayo Vallecano 2021–22 La Liga 2 0 0 0 2 0
Gjithsej karriera 280 2 12 1 12 0 4 0 308 3
  1. ^ a b Appearance(s) in Promotion Playoffs

Kombëtarja Redakto

Redaktuar më 27 mars 2023[24]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2017 1 0
2019 1 0
2021 1 0
2022 5 0
2023 1 0
Gjithsej 9 0

Referime Redakto

  1. ^ "I. Balliu" (në portugalisht). Mais Futebol. Marrë më 11 tetor 2020.
  2. ^ a b "Iván Balliu" (në frëngjisht). FC Metz. Marrë më 24 gusht 2017.
  3. ^ Robert Van Eeckhout (21 maj 2011). "Girona – Barcelona B: El Barça B se lleva un derbi insulso (0–2)". Diario Siglo XXI (në spanjisht). Marrë më 9 prill 2014.
  4. ^ Carlos D. Jurado (30 prill 2017). "Ivan Balliu, un capitán de la Masía en la Ligue 1". Marca (në spanjisht). Marrë më 19 prill 2020.
  5. ^ "El club ha comunicat la baixa a Gus Ledes, Balliu, Lobato i Luis Alberto per a la temporada vinent" (në katalonisht). FC Barcelona. 7 qershor 2013. Marrë më 14 qershor 2013.
  6. ^ André Gonçalves (21 korrik 2013). "Iván Balliu assina por duas épocas". Record (në portugalisht). Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2013. Marrë më 12 shtator 2013.
  7. ^ "Ivan Balliu debuta i l'Arouca guanya el seu primer partit". Diari de Girona (në katalonisht). 3 shtator 2013. Marrë më 12 shtator 2013.
  8. ^ "Ivan Balliu, du Barça au FC Metz!" (në frëngjisht). FC Metz. 17 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2015. Marrë më 17 korrik 2015.
  9. ^ Christian Jougleux (20 tetor 2015). "FC Metz: Ivan Balliu et son terrible but". Le Républicain Lorrain (në frëngjisht). Marrë më 30 nëntor 2015.
  10. ^ "Le LOSC s'écroule à Metz" (në frëngjisht). France 3. 14 gusht 2016. Marrë më 25 gusht 2017.
  11. ^ "Iván Balliu es el primer fichaje de la nueva etapa de la UD Almería" (në spanjisht). UD Almería. 12 gusht 2019. Marrë më 19 gusht 2019.
  12. ^ Pablo Laynez (7 mars 2020). "Marzo devuelve la sonrisa al Almería (4–0)" [March returns smile to Almería (4–0)]. Diario de Almería (në spanjisht). Marrë më 11 tetor 2020.
  13. ^ "Balliu nuevo jugador del Rayo Vallecano" (në spanjisht). Rayo Vallecano. 14 korrik 2021. Marrë më 14 korrik 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  14. ^ Alberto Fernández (16 gusht 2021). "El 'calor' del Sevilla". Marca (në spanjisht). Marrë më 23 gusht 2021.
  15. ^ "El Betis sale vivo del asedio del Rayo". El Periódico de Aragón (në spanjisht). 9 janar 2022. Marrë më 28 shtator 2022.
  16. ^ Javier Gascón (11 janar 2022). "El primer gol de Balliu en LaLiga, con mucha clase". Mundo Deportivo (në spanjisht). Marrë më 28 shtator 2022.
  17. ^ "Ivan Balliu "katalanasi" që ëndërron Kombëtaren e Shqipërisë". Mapo.al. 24 tetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2017. Marrë më 6 gusht 2017.
  18. ^ "Spain-born former Barcelona defender could join Albania". Tirana Times (në anglisht). 24 tetor 2016. Marrë më 6 gusht 2017.
  19. ^ "Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 10596". Presidenti i Shqipërisë. 22 gusht 2017. Marrë më 23 gusht 2017.
  20. ^ "Trajneri Panucci shpall listën e lojtarëve për ndeshjet zyrtare eleminatore kundër Lihtenshteinit dhe Maqedonisë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 25 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2017. Marrë më 28 gusht 2017.
  21. ^ Nicholas McGee (6 tetor 2017). "Spain 3 Albania 0: World Cup place wrapped up as Pique gets mixed reception" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 7 tetor 2017.
  22. ^ a b "Sergi Roberto, representante culé en la boda de Balliu". Mundo Deportivo (në spanjisht). 18 qershor 2017. Marrë më 17 shtator 2017.
  23. ^ "Iván Balliu" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 shtator 2023.
  24. ^ "Iván Balliu". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 23 shtator 2023.

Lidhje të jashtme Redakto