Jak Jungu ose Junku (it. Giacomo Jung ose Jungg; Trento, 22 maj 1837 - Shkodër, 12 shkurt 1899) ka qenë jezuit, misionar italian dhe hartues i dy veprave mbi gjuhën shqipe.

Biografia Redakto

U lind në Trento në Perandorinë Habsburge, sot pjesë e Italisë, më 22 maj 1837. Më 22 nëntor 1855 është në Shoqërinë jezuite në Verona. Nga 1857-1859 ndoqi mësimet për retorikë dhe një vit filozofi po në Veronë, 1860. Më 1861 mbaroi studimet në Feldkirch (Austri), gjatë viteve 1862-64 kreu magistero-n (fazë parapërgatitore) në Shkodër e nga 1865-1868 mori mësime teologjie morale në Verona, më pas studjoi dhe një vit në Romë (1869) dhe më 15 gusht 1869 është coaditor (atë shpirtëror).[1]

Më 1870 u kthye në Shkodër, ku pas dy viteve nisi të jepte mësim gjuhe shqipe në Kolegjin Saverian.[2]

Që nga 1880 punoi për themelimin e Misionit shetitës (Missione volante), që u realizua më pas nga P. Dedë Pasi. Ndërroi jetë në Shkodër më 12 shkurt 1899.

Shkroi vepra fetare e kulturore. Dy janë librat me vlerë gjuhësore: Elementi grammaticali della lingua albanese botuar në Shkodër më 1881 dhe fjalori i cili titullohet Fialuur i voghel Sccyp e Ltinisct, mbledhun prej P. Jak Junkut S.J., Sckodër me Sctamp t Kolegs Papnore, shtypun n Sckoder t Scqypnis 1895.[1]

Referime Redakto

  1. ^ a b Pepa, Simon (16 nëntor 1999). "Kontributi i Klerit Katolik në Leksikografinë Shqiptare". Phoenix. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2020. Marrë më 11 mars 2018.
  2. ^ Kazazi, Lindita (2014). "Pikëtakime dhe ndikime të italishtes me shqipen (punim doktorature)" (PDF). fq. 100. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2019. Marrë më 24 shtator 2019.

Lidhje të jashtme Redakto