Jaromír Jágr lindi më 15 shkurt 1972, është një profesionist i hokejit në akull, i cili aktualisht luan për HC Kladno në ligën e parë çeke të hokejit. Ai është një nga lojtarët evropian më produktiv që ka luajtur ndonjëherë në NHL (National Hockey League) dhe është konsideruar një nga më të mirët e hokejit të të gjitha kohërave. Më 1990 ishte lojtari më i ri në NHL. Në moshën 45 vjeçare, kur ai ishte lojtari më i vjetër, theu rekorde gjithashtu. Në vitin 2017 Jágr u emërua një nga 100 lojtarët më të mëdhenj të NHL-së në histori.

Jágr filloi patinazhin në moshën 3 vjeçare dhe menjëherë tregoi aftësi të jashtëzakonshme. Në moshën 15 vjeçare, luajti në nivelin më të lartë të konkurrencës në Çekosllovaki për HC Kladno dhe kur ishte 17 vjeç, u bë anëtari më i ri i ekipit kombëtar të Çekosllovakisë.

Jágr ka përfaqësuar shumë herë vendin e tij. Në vitin 1994 ai dhe Martin Straka, arritën në Kampionatin Botëror. Tifozët çekë e pritën me gëzim, pasi Jágr ishte një yll i NHL-së, por para se ekipi të jetë në gjendje ta marrë atë në ekip, çekët humbën ndeshjen e tyre në çerekfinale dhe u eliminuan nga turneu. Jágr humbi gjithashtu edhe në shumë lojëra të tjera. Megjithatë dështimet e ekipit u zbutën në vitin 1998, kur Republika Çeke fitoi medaljen e artë të meshkujve në Olimpiadën Dimërore në Nagato të Japonisë. Ai dhe shokët e tij të grupit ishin të njohur si “czechmates” pjesë e bazuar në lojën e shahut.

Që nga viti 1981 deri në vitin 2001, Jágr ishte vetëm një nga tre lojtarët që fituan trofeun e Art Ross, si golashënuesi kryesor gjatë sezonit të rregullt. Në vitet 1994-1995, Jágr fitoi trofeun e parë Ross, si kampion që shënoi për NHL. Vitin tjetër ai theu një rekord për më shumë pikë të shënuara. Pikët e shënuara në atë sezon ende qëndrojnë si më të lartat . Pas sezonit të 1997-1998, Jaromír Jágr u bë kapiteni i skuadrës “Penguins” pas largimit të kapitenit të mëparshëm Ron Francis në Carolina Hurricane. Jágr ishte çekosllovaku i parë i rreshtuar nga NHL.