Joseph Martin „Joschka“ Fischer (lindi me 12 prill 1948 ne Gerabronn) është një ish-politikan gjerman nga partia e gjelbert e Gjermanisë (gjermanisht : Bündnis 90/Die Grünen).

Joschka Fischer (2006)

Nga 1998-2005 ishte Ministër i Jashtëm i Republikës Federative te Gjermanisë dhe nga 1 janari 1999 deri me 30 qershor 1999 ishte Presidenti i Këshillit te Bashkimit Evropian. Pas zgjedhjeve për Bundestag-un (parlamentin) gjerman te vitit 2005 Joschka Fischer u tërhoqe tërësisht nga politika.

Qe nga tërheqja e tij nga politika, Fischer është aktiv si komentator për disa gazeta te njohura gjermane dhe botërore, si këshilltar për ndërmarrje te ndryshme dhe si lobiist për ndërmarrjet energjetike RWE dhe OMV.

Ne luftën e Kosovës, ne te cilën ishin te involvuar Forcat e UCK-se, ushtria e ish-Jugosllavisë dhe NATO, Fischer kisht marrur, përkundër hezitimeve te shumta te anëtareve te partisë se tij për t'i përkrahur sulmet e NATO-se mbi caqet e ushtrisë jugosllave, një qëndrim pro për këto sulme dhe ishte hasur ne një kundërshtim dhe kritika te shumta nga rrathët e ti. Fischer e mbrojti qëndrimin e ti për nevojën e sulmeve te NATO-se si te vetëm zgjedhje te mundshme deri ne fund dhe e përkrahi fuqishëm pavarësimin e Kosovës.

Mirënjohjet Redakto