Journal on European History of Law (Revista mbi Historinë Evropiane të së Drejtës) është një Revistë mbi historinë e ligjit, e shkruar në gjuhën angleze dhe gjermane, e cila botohet dy herë në vit. Ajo i drejtohet historianëve të ligjit dhe studiuesve të së drejtës romake nga të gjitha vendet evropiane. Përveç studimeve shkencore dhe analizave, Revista gjithashtu përmban përmbledhje mbi librat dhe të dhëna mbi historinë e ligjit. Revista botohet që nga viti 2010 në shtëpinë botuese STS Science Centre Ltd. në Londër. Ajo përgatitet për publikimin e historisë së ligjit për Shoqërinë Evropiane për Historinë e Ligjit. Të gjitha kontributet shqyrtohen nga Bordi Shkencor Këshillimor (ISSN 2042-6402).

Journal on European History of Law

Linku i faqes Web Redakto

Përmbajtja dhe teksti i plotë i artikujve Redakto