Jusuf Jusufi (1947, Kodër) është mësimdhënës, pedagog dhe veteran shqiptar i arsimit nga Drenica.[1]

Biografia Redakto

Jusuf Jusufi lindi në fshatin Kodër (ish Shtuticë), të Komunës së Drenasit. Shkollën fillore e kreu në Tërstenik, Shkollën Normale në Mitrovicë dhe studimet për pedagogji në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Fillimisht ishte mësues në Likoc të Skënderajt, pastaj 23 vjet ishte mësimdhënës i pedagogjisë, psikologjisë etj. në gjimnazin dhe në shkollën e mesme teknike në Drenas. Tetëmbëdhjetë vjet ishte pedagog shkolle në disa shkolla fillore (Komoran, Korroticë e Epërme dhe e Poshtme, Çikatovë e Re). Në Çikatovë të Re ishte edhe drejtor shkolle, për të përfunduar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët në Drenas. U shqua për veprimtari patriotike dhe ishte i përndjekur nga organet e sigurimit jugosllav. Botoi veprat historike-pedagogjike: ""Kujtoj pishtarët e dritës" I (2017) dhe "Kujtoj pishtarët e dritës" II (2020). Për punën e tij arsimore ai u nderua me mirënjohje të ndryshme.[2] [3]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Koliqi, Hajrullah (2022). Fjalor Enciklopedik i Edukimit. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. fq. 664.
  2. ^ Jusufi, Jusuf (2017). Kujtoj pishtarët e dritës. Biblioteka Monografi. Prishtinë: Meshari. ISBN 978-9951-734-31-8.
  3. ^ Mysafiri i Mëngjesit Jusuf Jusufi 20.06.2017, marrë më 2024-05-01