KF Tërbuni B
StadiumiStadiumi Ismail Xhemali
Kapaciteti600 vende
LigaKategoria e Tretë
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Historia Redakto

 
Skuadra e Tërbuni B

KF Tërbuni B (emri i plotë: Klubi i Futbollit Tërbuni B ) janë klub futbollistik në Pukë, Shqipëri, krijuar më 1 gusht 2013, si derivat i klubit kryesor KF Tërbuni. Ndeshjet si vendas i luajnë në Stadiumin "Ismail Xhemali" në Pukë. Më 01.08.2013, Bashkia e Pukës, në bashkëpunim me drejtuesit dhe administratën e klubit Tërbuni, vendosën krijimin e ekipit KF Tërbuni B . Kjo bazohej në projektin e së ardhmes që Bashkia ndërmori në ndihmë të karrierës së lojtarëve të rinj apo atyre me eksperiencë, të cilët, në vend të huazimit në ekipe të tjera apo qëndrimit në stol, të luajnë për klubin mëmë. Gjithsesi, në bazë të rregullores, lojtarë nga Tërbuni B mund të thirren për të kontribuar në çdo kohë me skuadrën e parë në rast nevojash, si dëmtime, etj.

Ekipi do të drejtohet nga ish-futbollisti i njohur pukjan Viktor Gjoni. KF Tërbuni B u regjistrua në FSHF në shtator 2013, për pjesëmarrjen në aktivitetet zyrtare sportive në vend, gjithsesi, në bazë të rregullores së FSHFsë, nisi aktivitetin nga Kategoria e Tretë, së bashku me 9 ekipe të tjera në grupin e vet. Bashkia e Pukës (apo dhe sponsori i ardhshëm) do të ndajë një fond të veçantë, i cili do të jetë natyrisht më i vogël sesa i ekipit të parë.

Klub Futboll Tërbuni B i luan ndeshjet e saj zyrtare në Stadiumin Ismail Xhemali në qytetin e Puk. Stadiumi ka një kapacitet prej 6000 vendesh (2000 ndenjëse). Stadiumi Isamil Xhemali ka gjithashtu një dhomë për intervista, ambjentet e dusheve, parkingun kryesor në pjesën qendrore para stadiumit dhe është i rrethuar totalisht nga një gardh metalik afro 3 metra i lartë.

Përbërja e KLUBIT Redakto

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
9   Taulant Marku
10   Eri Markaj
1   Pt Ergi Totoshi
11   Mf Gentjan Gjoni
14   Mf Rando Mesuti
15   Emiljano Dosti
18   Mf Francesko Mesuti
2   Anton Bashaj
17   Mf Klodian Arifi
3   Vini Lami
4   Kol Kamshi  
5   Lorenc Sallufi
6   Rexhep Lusha
7   Mf Fatjon Rama
8   Mf Besmir Balla
20   Mf Liridon Mjekaj
12   Pt Renato Poti

Lidhje të jashtme Redakto

Burimet Redakto