KS Luftëtari
Klubi Sportiv Luftëtari, KS Luftëtari, është një klub futbollistik nga Gjirokastra që u krijua më 13 mars të vitit 1930. Që nga viti 2016, KS Luftëtari luan në Kategorinë Superiore, duke u ngjitur si kampione e Kategorisë së Parë me anë të fitores me 11-metërsha 11-10 ndaj Korabit. Në sesonin 2016-17, Luftëtari ishte surpriza e këtij kampionati, duke arritur në vendin e 4-t
Emri i plotë | Klub Sportiv Luftëtari Gjirokastër | ||
---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | Bluzinjtë | ||
Emri i shkurtër | Luftëtari | ||
Themeluar | 1929 (si Shqiponja Gjirokastër) | ||
Stadiumi | Stadiumi i Gjirokastrës | ||
Kapaciteti | 8,400 | ||
Owners | Grigor Tavo (75%) Rrethi i Gjirokastrës (25%) | ||
President | Grigor Tavo | ||
Trajneri | Hasan Lika | ||
Liga | Kategoria Superiore | ||
2018–19 | Kategoria Superiore, Vendi i 8-t | ||
|
Stadiumi Redakto
KS Luftëtari i luan ndeshjet në stadiumin "Gjirokastra" që është ndërtuar në vitin 1973.
Në vitin 2009 u bë rikonstruksioni i stadiumit Gjirokastra me një fond të bashkisë Gjirokastër, FSHF dhe donatorëve të Luftëtarit. Stadiumi mori një pamje moderne. Stadiumi ka një kapacitet prej 9000 spektatoresh.
Sukseset Redakto
KS Luftëtari është klubi më i suksesshëm i Kategorisë së Parë të cilën e ka fituar 7 herë, por nuk ka fituar asnjëherë Superligën ose Kupën e Shqipërisë.
Lojtarë të famshëm Redakto
Nga lista e lojtarëve të njohur që kanë luajtur në KS Luftëtari është Sefedin Braho. Altin Haxhi Lefter Millo si dhe emra te tjere te koheve te fundit si Kristal Abazaj Dejvi Bregu.