KV Drita (Meshkujt)
Klubi Volejbollistik Drita u formua në vitin 1951, me iniciativën e nxënësëve dhe profesorëve të shkollës normale të Gjilanit.
Historiku i KV "Drita " - meshkujt Redakto
Klubi i formuar filloi zhvillimin e garave me emrin Partizan, nën udhë heqjen e profesor Enver Gjinollit.
Në vitin 1972 klubi merr emrin Akademiku, e kryetar i tij ishte Hysen Latifi.
Në vitin 1973 punëtorët e Kombinatit të tekstilit në Gjilan në kuadrër te Kombiinatit formonë klubin "Tekstilisti", kryetar i të cilit ishte Faik Aliu, ndërsa detyrën e e trajnerit e mopri profesor Rifat Shabani.
Nga viti 1973 deri në vitin 1977 në Gjilan ekzistonin dy ekipe me rivalitet të madh sepse që të dy ekipet garonin në Ligën e Parë të Kosovës.
Në vitin 1977 bëhet bashkimi i dy ekipeve Akademikut dhe Tekstilistit në nji ku merr emrin "Taftison" dhe kryetar zgjidhet Avdush Emini.
Klubi "Taftison" në vitin 1981 shpallet kampion i kosovës për kampionatin 1980/1981 dhe kalon një rang më lart në Ligën e Dytë Federative të ish-Jugosllavisë ku me shum sukses garon deri para pavarsimit të sportit Kosovar.
Lidhje të jashtme Redakto
Ky artikull me tematikë në lidhje me volejbollin është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |