Kali i Arabisë (Arab. : فرس ) është një racë kuajsh që e ka origjinën nga Gadishulli Arabik. Me një formë të veçantë të kokës dhe bishtit të lartë, kali arab është një nga racat e kuajve që njihen më lehtë. Gjithashtu është një nga racat më të vjetra, me dëshmi arkeologjike që datojnë para 4500 vjetëve.

Kali Arab
Kali Arab

Përgjatë historisë, kuajt arabë u përhapën në mbarë botën për qëllime tregëtare si dhe u përdorën në të dy luftërat botërore. Edhe sot përdoren për të përmirësuar racat e tjera duke shtuar shpejtësinë, finesën, durimin, dhe fortësinë e kockave. Sot, linja e gjakut të kuajve arabë gjendet pothuajse në çdo race moderne të kuajve.