Kalokagathia ose kalos kagathos (greqishtja e lashtë: καλὸς κἀγαθός καλοκαγαθία) është një shprehje e cila paraqet idealin e përsosjes fizike dhe morale të njeriut në kulturën greke të shekullit V p.e.s.

Përdorimi i saj vërtetohet që nga Herodoti dhe periudha klasike. Fraza në fjalë është e përbërë nga dy mbiemra, καλός ("i bukur") dhe ἀγαθός ( "i mirë" ose "i virtytshëm").

Werner Jaeger e përmbledh atë si "idealin e personalitetit të kalorësit të kompletuar, harmonik në mendje dhe trup, katërfish, në betejë dhe fjalim, këngë dhe veprim". [1]

Përdorimet Redakto

Përdorimi i shkruar i shprehjes daton që nga gjysma e dytë e shek. V dhe shekullit IV p.e.s.. Për shembull, në Lysisin e Platonit, një i ri përshkruhet si i zhytur në kalokagathia. [2]

Ka diskutime tematike për shprehjen kalokagathia te Aristoteli në veprën Etika Eudemiane, [3] Libri VIII, Kapitulli 3 (1248b). Se si duhet të jetojë një kalos kagathos (zotëri) diskutohet gjerësisht në Dialogjet sokratike të Ksenofonit, veçanërisht në veprën Oeconomicus .

Te Aristoteli, termi bëhet i rëndësishëm si një term teknik i përdorur në diskutimet rreth Etikës . [3]

Kalos Redakto

Mbiemri καλός do të thotë i/e bukur dhe përfshin kuptime të barabarta me "fisnikëria" dhe "bukuria". Forma më e shpeshtë është në gjininë mashkullore, por ajo përdorej në mënyrë të barabartë edhe për gratë (forma femërore është καλή ) dhe gjithashtu mund të përshkruaj edhe kafshë ose objekte të pajeta.

Platoni, në veprën e tij Republika, ka përdorur termin τὸ καλόν (forma neutrale) në përpjekjet e tij për të përcaktuar idealet. Sidoqoftë, protagonisti i tij në dialog, Sokrati, deklaroi se ai nuk e kuptonte plotësisht natyrën e këtij termi καλόν .

Agathos Redakto

Ky mbiemër i dytë do të thotë "i mirë" në një kuptim të gjerë dhe të përgjithshëm, dhe nuk kishte konotacione të veçanta fizike ose estetike, por mund të përshkruante përsosmërinë e karakterit të një personi (virtyti etik), për shembull mirësia, trimëria. Në shekullin IV, shprehja shpesh kishte implikime të sjelljes qytetare. Me një fjalë shprehte mirësinë.

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Jaeger, Werner (1945). Paideia, The Ideals of Greek Culture. New York: Oxford University Press. fq. 13. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Weiler, Ingomar (12 nëntor 2013). "Inverted Kalokagathia". përmbledhur nga Gardner (red.). Representing the Body of the Slave Studies in slave and post-slave societies and cultures. Routledge. ISBN 1317791711. ISSN 1462-1770. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Engstrom, Stephen; Whiting, Jennifer (13 prill 1998). Aristotle, Kant, and the Stoics: Rethinking Happiness and Duty (bot. reprint). Cambridge University Press. fq. 178. ISBN 0521624975. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)