Kampionati Evropian i Futbollit i vitit 1968 ishte kampionati i tretë evropian i futbollit i organizuar nga UEFA dhe ojesa finale e mbajtur në Itali nga 5 qershori deri më 10 qershor 1968.

Kampionati Evropian i Futbollit 1968
UEFA European Football Championship
Campionato europeo 1968
Italia '68

Logo zyrtare e Kupës Evropiane të Kombeve
Oganizues Italia
Stadiume 3 (3 qytete)
Data e mbajtjes 5 qershor10 qershor
Garues 4
Kampion Italia 2
0
I dyti Jugosllavia
Ndeshje 5
Gola 7
Spektatorë
Gulashenuesit më të mirë Jugosllavia Dragan Džajić (2 gola)

Në këtë kampionat emri i garimit u ndryshua nga "Kupa e Kombeve Evropiane" në Kampionati Evropian i Futbollit. Po ashtu dhe në strukturën dhe organizimin e garimit u bënë disa ndryshime. Kështu rregulla për dy ndeshje jashtë-brenda është zëvendësuar me rregullën e grupeve.

Në pjesën finale kanë marr pjesë vetë gjysmë finalistët që kanë luajtur për vendin e parë dhe të tretë. Po ashtu nikoqiri i pjesës finale dhe ish-kampioni kalon direkt në garimet finale pa garuar në kualifikime.

Stadiumet Redakto

Ndeshjet finale të këtij kampionati u zhvilluan në tre stadiume italiane, në tre qytete të ndryshme, edhe atë në:

Kualifikimet Redakto

Ndeshjet kualifikuese u zhvilluan në dy faza : faza e grupeve (zhvilluar nga viti 1966 deri në vitin 1968) dhe faza e çerek-finales (zhvilluar në vitin 1968). Kombëtaret pjesëmarrëse u ndanë në tetë grupe me nga katër ekipe në grup (njëra kishte tri). Ndeshjet u zhvilluan brenda dhe jashtë, fituesi i ndeshjes ka marrë dy pikë, barazuesit një pikë dhe humbësi zero pikë. Për çerek finale janë kualifikuar vetëm kryesuesit e grupit. Në çerek finale ndeshjet u zhvilluan po ashtu në bazë të rregullës jashtë-brenda dhe fituesit në çerek finale marrën pjesë në garimin final.

Ekipet që morën pjesë në ndeshjet finale që u zhvilluan në Itali ishin:   Anglia,   Italia,   Bashkimi Sovjetik dhe   Jugosllavia.

Garimi final Redakto


  gjysm-finalja finalja
             
5 qershor – Naples (Stadio San Paolo)
   Bashkimi Sovjetik 0 (0)  
   Italia (coin toss) 0 (0)  
 
8 qershor – Romë (Stadio Olimpico) (replayed 10 June)
       Italia 2 (1)
     Jugosllavia 0 (1)
 
 
vendi tretë
5 qershor - Florence (Stadio Comunale) 8 qershor - Romë (Stadio Olimpico)
   Anglia 0    Anglia  2
   Jugosllavia 1      Bashkimi Sovjetik  0

Gjysmë finalja Redakto

E enjte 5 qershor, 1968

Gjysëm finalja e parë Gjysëm finalja e dytë
  Italia 0 - 0[1]   Bashkimi Sovjetik
18:00 CEST Stadio San Paolo, Naples
Refer: Kurt Tschenscher (gjerman)
  Jugosllavia 1 - 0   Anglia
21:15 CET Stadio Comunale, Florence
Refer : José Maria Ortiz de Mendibil (spanjoll)

Vendi i tretë Redakto

E shtunë 8 qershor, 1968

Vendi i tretë
  Anglia 2 - 0   Bashkimi Sovjetik
18:45 CEST Stadio Olimpico, Rome
Refer: Istvan Zsolt (hungarez)

Finalja Redakto

E shtunë 8 qershor, 1968

Finalja
  Italia 1 - 1k.sh.   Jugosllavia
21:15 CEST Stadio Olimpico, Rome
Refer: Gottfried Dienst (zviceran)

Rindeshja Redakto

E hënë 10 qershor, 1968

Finalja
  Italia 2 - 0   Jugosllavia
21:15 CEST Stadio Olimpico, Rome
Refer: José Maria Ortiz de Mendibil (spanjoll)
Kampioni i Futbollit në Evropë 1968:

  Italia
Titulli i parë

Statistika e turnirit Redakto

Goli më i shpejt : 12 min.: Luigi Riva (Italia v RSFJ, Përsëritje)
Mesatarja e golave : 1,4 për lojë
Golashënuesit :

Referimet Redakto

  1. ^ Fituesi i ndeshjes u zgjodh me hedhje të monedhës. Bashkimi Sovjetik nuk kaloi mëtej.

Lidhje të jashtme Redakto