Kapllan Resuli ose Resulbegovi(-qi) i njohur edhe si Kaplan Buroviq (sr. cir. Каплан Буровић Kaplan Burović; Ulqin, 8 gusht 1934 - Gjenevë, 11 gusht 2022)[1] ka qenë shkrimtar dhe albanolog shqiptar.

Ka qenë ndër shkrimtarët e parë në prozë mes shqiptarëve të Jugosllavisë së bashku me Adem Demaçin dhe Anton Pashkun.[2] Pasi u burgos në Jugosllavi, u kthye në Shqipëri ku po ashtu u internua dhe më tej u burgos për 20 vite të tjera.[3]

Biografia Redakto

U lind në Ulqin, i biri i Xhanos dhe Nurijes,[4] familja e tij - që nga ulqinakët njihen si Resulbegët, - me prejardhje nga Bosnia ishin vendosur në kalanë e Ulqinit në kohën e Perandorisë Osmane.[5] U shkollua në gjuhën serbe, ndërsa gjuhën shqipe ia dha mësuesi Tajar Hatibi - sipas tij.[6] Pasi kishte qenë në burg, më 1952 shkroi në Dubrovnik poemën Bojana. Poema iu botua nga Shtëpia e Kulturës e qytetit dalmat ku ishte me shkollë, e cila më pas do t'i botohej në të përkohshmet IskraBeogradit dhe PoletZagrebit.[7] Më 1954 botoi dy këngë lirike ulqinake pa komentim me pseudonimin Kapllan Kalushi.[8] Po atë vit kreu gjimnazin XV të Beogradit dhe më 1957 përfundoi shkollimin e lartë,[9] të cilin e ndoqi në Universitetin e Shkupit,[1] ku Katedra e Gjuhës Shqipe drejtohej nga Petro Janura.

Pasi e ribotoi poemën Bojana për herë të katërt kur po shërbente ushtar në Shkup, u arrestua dhe u burgos në burgun e Idrizovës. Më 1960 emigroi në Shqipëri, ku u fut në "kampin e emigrantëve jugosllav" në Çermë.[7] Kohë kjo kur konceptoi romanin Tradhëtia.[10]

Vepra Redakto

Letërsi artistike Redakto

  • Fanolla, Prishtinë, 1958;
  • Vejusha e detarit;
  • Tradhëtia, Tiranë, 1962;
  • Paqja nuk arrihet duke shpifur e intriguar, 1994;
  • Mikrologjira, 2000;
  • Marginalije, 2003.[11]

Publicistikë Redakto

  • Fytyra e vërtetë e Kadaresë, Gjenevë, 1992;
  • Letra nga Burreli, 1999;
  • Fishta dhe të tjerë, 2001.[4]

Folklor, gjuhësi Redakto

  • Ulcinjske daire; Dajret ulqinake, përmbledhje këngësh lirike qytetare, dorëzuar për botim verën e 1953.[12]

Referime Redakto

  1. ^ a b "Autorinnen und Autoren der Schweiz (sq. Autorë të Zvicrës)". lexikon.a-d-s.ch (në gjermanisht). Marrë më 25 tetor 2019.
  2. ^ Elsie, Robert (2004). "The Hybrid Soil of the Balkans: A Topography of Albanian Literature". History of the Literary Cultures of East-Central Europe: Junctures and Disjunctures in the 19th and 20th Centuries (në anglisht). Vëll. 2. John Benjamins Publishing. fq. 293. ISBN 9789027234537.
  3. ^ Jubica, Irhan (7 nëntor 2019) [13 prill 2008]. "Shpëtoni shkrimtarin Kapllan. Nga burgu i Burrelit me 6 thasë dorëshkrime: [shkrimtari Kapllan Resuli]". Gazeta shqiptare ("Milosao", suplement). V (4190): XIV–XV.
  4. ^ a b Burovi, Luigj (2003). "Babai i parullës Kosova-Republikë". Kuvendi. 3.
  5. ^ Klaiqi, Skënderbeg (22 prill 2015). "Dekoratat e kryeministrave Rama dhe Thaçi në Ulqin nuk durojnë reciprocitet". Voice of Albanians - Zëri i Shqiptarëve. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 25 tetor 2019.
  6. ^ Myftari, Esad (21 janar 2014). "Ç'pati ndodhë me Kapllan Resulin". gazetatema.net. Marrë më 25 tetor 2019.
  7. ^ a b Tomović, Luka (28 shtator 2017). "Poema "Bojana" – Povodom 65-godišnjice disidencije Akademika Burovića" [Poema "Bojana" - Me rastin e 65 vjetorit të disidencës së akademikut Burovića]. tragovi-sledi.com (në serbo-kroatisht). Marrë më 25 tetor 2019.
  8. ^ Buletini i Muzeumit të Kosovë-Metohís (në serbo-kroatisht). Vëll. 1–2. Muzej Kosova i Metohije. 1956. fq. 445.
  9. ^ Sulejmanagić, Suad (29 nëntor 2012). "Albanski Monstruoziteti protiv Akademika Burovića" [Përbindshmëritë shqiptare kundrejt akademikut Burović] (në serbo-kroatisht). Marrë më 26 tetor 2019.
  10. ^ Prendi, Vlash (20 maj 2015). "Kapllan Resuli: "Tradhëtia", romani që dyshohej se jepte të dhëna sekrete për UDB-në" (PDF). Dossier [Shqiptarja.com]. V (116): 18–19.
  11. ^ Sulejmanaga, Suad (27 nëntor 2015). "Kapllan Resuli boton veprën e 135-të". panorama.com.al. Panorama. Marrë më 25 tetor 2019.
  12. ^ Minxalli, Anton (11 nëntor 2010). "Ulqini në veprat e Akademikut Resuli". Marrë më 25 tetor 2019.