Karelia, zyrtarisht Republika e Karelisë (rusisht: Респу́блика Каре́лия, Respublika Karelija; karelisht: Karjalan tazavaldu; finlandisht: Karjalan tasavalta ; vepsisht: Karjalan Tazovaldkund) është republikë anëtare e Federatës Ruse. Sipas vitit 2010, Karelia ka një sipërfaqe prej 172.400 km² dhe popullsi prej 643,548 banorësh.

Republika e Karelisë
Респу́блика Каре́лия (rusisht)
Republikë e Rusisë
Emblema_figura
Emblema e Karelisë

Flamuri i Karelisë
noform
noform
Kolazh me pamje të Karelisë
Administrimi Politik
Qarku federal Veriperëndimor
Rajoni ekonomik Verior
Kryeqyteti Petrozavodsk
Krijimi 27 qershor 1923
16 korrik 1956
31 nëntor 1991[1]
Qeverisja
Kreu i Republikës Arthur Pafenchikov
Trupi Ligjvënës Asambleja Legjislative
Sipërfaqja
Sipërfaqja 172,400 km2
Renditja në Rusi: i 20-ti
Popullsia
Popullsia 622,484 (2018) banorë
Renditja në Rusi: i 68-ti
Dendësia 3.7 banorë/km2
Gjeografia
Zona kohore UTC+3 (MSK)
Të dhëna të tjera
Targa e automjeteve 10
Kodi sipas ISO RU-KR
Faqja Zyrtare www.gov.karelia.ru

Nga viti 1940 deri në 1956, ajo njihej si Republika Socialiste Sovjetike Karelo-Finlandeze, një nga republikat e Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1956, ajo ishte përsëri një republikë autonome dhe mbetet pjesë e Rusisë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991.

Gjeografia Redakto

 
Harta e Republikës së Karelisë.

Republika ndodhet në veriperëndim të Rusisë mes Detit të Bardhë dhe Detit Baltik. Republika ndan kufij të brendshëm me Oblastin Murmansk në veri, Oblastin Arhangelsk në lindje / jug-lindje, Oblastin Vollogda në jug-lindje / jug dhe Oblastin Leningrad në jug / jug-perëndim dhe kufizohet ndërkombëtar me Finlandën.

Burime natyrore Redakto

Pjesa më e madhe e territorit të republikës (148,000 km2, ose 85%) përbëhet nga stoqet pyjore shtetërore. Stoku total në rritje të burimeve të drurit në pyjet e të gjitha kategorive dhe moshave është 807 milion m³. Stoku i pemëve të pjekura dhe mbi-pjekur arrin në 411.8 milion m³, nga të cilat 375.2 milion m³ janë halore.

Pesëdhjetë minerale të dobishëm gjenden në Karelia, të vendosura në më shumë se 400 depozita dhe shtresa mbajtëse xeherore. Burimet natyrore të republikës përfshijnë xeheror hekuri, diamante, vanadium, molibden dhe të tjerë.

Klima Redakto

Republika e Karelisë është e vendosur në zonën e klimës kontinentale të Atlantikut. Temperatura mesatare në janar është −8.0 ° C dhe +16.4 ° C në korrik. Reshjet mesatare vjetore janë 500–700 mm.

Ndarjet administrative Redakto


Republika e Sahasë është e ndarë administrativisht në 15 distrikte, 13 qytete/qyteze, 11 venbdanime të stilit urban, 775 vende rurale dhe 94 vende rurale të pabanuara.

Historia Redakto


Historikisht, Karelia ishte një rajon në veriperëndim të Rusisë, në lindje të Finlandës së sotme, i kontrolluar nga Republika e Novgorodit. Nga shekulli i 13-të e në vazhdim, pjesë të ndryshme u pushtuan nga Suedia, dhe u përfshinë në Karelinë suedeze derisa u humbën nga Rusia nga Traktati i Nystadit në vitin 1721.

Në vitin 1920, provinca u bë Komuna e Punës Karelian. Në vitin 1923, provinca u bë Republika Socialiste Sovjetike Autonome e Karelisë.

Nga viti 1940, u bë RSS Karelo-Finlandeze, duke përfshirë Republikën Demokratike Finlandeze e cila operonte nominalisht në ato pjesë të Karelia finlandeze që u pushtuan nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dimrit. Territoret e aneksuara u përfshinë në RSS Karelo-Finlandeze, por pas Luftës së Dytë Botërore, istëmi karelian u përfshi në Oblastin e Leningradit. Statusi i RSS Karelo-Finlandeze u ndryshua përsëri në RSSA Kareliane më 1956.

Në vitin 1941, Finlanda pushtoi pjesë të mëdha të zonës por u detyrua të tërhiqej më 1944. Megjithëse Finlanda nuk po ndjek aktualisht ndonjë masë për të rimarrë tokat kareliane që i janë dhënë Rusisë, "Çështja e Karelisë" mbetet një temë e pranishme në politikën finlandeze. Republika autonome e Karelisë në formën e saj aktuale është formuar më 13 nëntor 1991.

Politika Redakto

 
Selia e Asamblesë Legjislative të Karelisë

Autoriteti më i lartë ekzekutiv në Republikën e Karelisë është Kreu i Republikës. Kryetari i përkohshëm i Republikës është Arthur Parfenchikov, i cili u emërua në shkurt 2017.

Parlamenti i Republikës së Karelisë është Asambleja Legjislative e përbërë nga pesëdhjetë deputetë të zgjedhur për një mandat katër-vjeçar.

Kushtetuta e Republikës së Karelisë u miratua në 12 shkurt 2001.

Demografia Redakto

Grupet etnike Redakto

Sipas regjistrimit të vitit 2010, rusët etnikë përbëjnë 82.2% të popullsisë së republikës, karelianët etnikë 7.4%. Grupet e tjera përfshijnë bjellorusë (3.8%), ukrainas (2%), finlandezë (1.4%), vespianë (0.5%) dhe një mori grupesh më të vogla, secili përbën më pak se 0.5% të popullsisë së përgjithshme.

Gjuhët Redakto

Aktualisht rusishtja është gjuha e vetme zyrtare e republikës. karelishtja, vespishtja dhe finlandishtja janë gjuhët e njohura zyrtarisht të republikës që nga viti 2004 dhe mbijetesa e tyre promovohet. Finlandishtja ishte gjuha e dytë zyrtare e Karelisë nga Lufta e Dimrit të vitit 1940 (aneks i territoreve finlandeze) deri në vitet 1980 kur filloi perestroika. Pas kësaj kishte sugjerime për të ngritur gjuhën kareliane si gjuhën e dytë zyrtare, por ato u refuzuan vazhdimisht.

Feja Redakto

Karelianët kanë qenë tradicionalisht ortodoksë rusë. Luteranizmi u soll në zonë nga emigrantët finlandezë gjatë pushtimit të Karelisë nga Suedia dhe ishte i zakonshëm në rajonet që më pas i përkisnin Finlandës. Disa famulli luterane mbeten në Karelia.

Sipas një sondazhi të vitit 2012, 27% e popullsisë së Karelia i përmbahet Kishës Ortodokse Ruse, 2% janë të krishterë të pa lidhur, dhe 1% janë anëtarë të kishave protestante. Për më tepër, 44% e popullsisë deklarohen të jenë "shpirtëror por jo fetar", 18% ateist dhe 8% ndjekin fe të tjera ose nuk kanë dhënë përgjigje pyetjes.

Referimet Redakto

  1. ^ "Карельский государственный архив новейшей истории. Путеводитель". Приложение "Административно-территориальное устройство Республики Карелия". 2003.