42°17′N 19°26′E / 42.283°N 19.433°E / 42.283; 19.433

Djalë nga Kastrati, 1909.
Bajraqet shqiptare më 1918. Kastrati mbulon seksionin 30.
Modele qethjesh në Kastrat dhe Shkrel, bërë nga Edith Durham

Kastrati është një rrethinë dhe fis historik shqiptar.[1] Së bashku me Hotin, Kelmendin dhe Shkrelin konsiderohen si një nga fiset e Malësisë.[2] Kjo rrethinë fisnore në territorin e Shqipërisë është përshtatur në Ndjesinë administrative Kastrat.[3] Kastrati qe një fis, një komunitet që është në dijeni të lidhjeve të përbashkëta të gjakut dhe të historisë së përbashkët që kthehet prapa deri tek një mashkull paraardhës.

Origjina Redakto

Traditat gojore janë rrëfimet e para në lidhje me origjinën e Kastrati. Në fillim të shekullit të 20-të, të dhënat arkivore dhanë vëzhgime në bazë historiografike. Pothuajse, të gjitha vllaznitë e Kastratit vijnë nga Detal Bratoshi, pra nuk kanë marrëdhënie martësore brenda Kastratit. Vetë emri Kastrati është emri i një vendbanimi dhe një fisi të vogël që jetonte në atë rajon para pushtimit Osman në shekullin XV.

Kastrati përmendet për herë të parë në 1403, kur kreu i tij Aleksi, i cili ishte në krye së tre fshatrave duket të ketë marrë dhurata nga guvernatori venecian i Shkodrës.[4] Aleks Kastrati rishfaqet në krye të Kastratit në kadastrën Veneciane në 1416-7. Familja e tij përfshinte Aleks Kastratin (i Riu), Pal, Markjen dhe Lazër Kastratin.[5] Gjithashtu, Jon Stronga paraqitet si një nga kryefamiljarët të Kastratit.

Konstantin Jireček regjistroi një histori që i lidh ata me Kuçin përmes një nipi të supozuar të Kastratit me emrin Krsto, i cili ne këtë traditë gojore ishte vëllai i Grca Nenadin, paraardhësit të Kuçit të Vjetër.[6] Në arkivat historike, Kastrati dhe Kuçi i Vjetër paraqiten në zona dhe kronologji të ndryshme pasi Kuçi i Vjetër formoi fisin e Kuçit bashkë me grupe të ndryshme në fund të shekullit XV (pas vitit 1485).[7]

Në kohët e mëvonshme, një vëllazëri e Kuçit, Drekaloviqi u vendos aty me prejardhje nga Berisha. Prej Drekaloviqit një pjesë e Kastratit ka origjinë në shekullin XVI.[8] Kështu, këto grupe kanë zakon të kryejnë martesa me njëri-tjetrin. Nga kjo vëllazëri është figura gjysëm-legjendare e Detal Bratoshit (regjistruar dhe si Dedli ose Del), i cili është paraardhësi i shumicës së vëllazërimeve të Kastratit.

Disa fshatra sllavishtfolëse si Kamica (Kamenica) skanë lidhje me Kastratin por u përfshinë në mënyre administrative gjatë periudhës osmane në Kastrat. Sot, Kastrati përbën njesi bashkiake më vete, kurse Kamica përfshihet në komunën Qendër.

Histori Redakto

Fisi i Kastratit është regjistruar për herë të parë më 1416.[9] Qendra e fisit kishte qenë dikur tek rrënojat e një castra romake në rrugën Shkodër-Orosh.[10]

Në relacionin e Mariano Bolicës të vitit 1614, Kastrati kishte 50 shtëpi dhe 130 burra-në armë me në krye të quajturin Prenk Bitti.[11]

Etimologjia Redakto

Sipas Edith Durham emrin Kastrati rrjedh nga latinishtja Castrum, ngaqë rruga kryesore nga Shkodra për në Diokle duhet të ketë kaluar përmes rrafshultës së Kastratit dhe do të ketë pasë nevojë për roje për ta mbrojtur. Sipas një legjende vendase, emri vjen nga Gjergj Kastrioti.[12]

Familjet Redakto

Johann Georg von Hahn regjistroi 408 familje me 3,157 anëtarë që jetonin në dy grupe: të malit dhe fushës. Familjet e malit ishin Martinajt, Gjokajt, Theresit, Bradosoit, Budischia, Kurtajt, Gorajt dhe Pjetroviçt ndërsa në fushë ishin Putajt, Copanajt, Hikuzzaj, Skandsehi, Pjetroshinajt, Moksetti, Dobrovoda dhe Aliajt. Të gjithë ishin katolikë, përveç Aliajve, të cilët ishin myslimanë.[13]

Feja dhe ekonomia Redakto

Feja mbizotëruese në Kastrat është Katolicizmi Romak.[14][15] Kastrati kremton ditën e Shën Markut, shenjtin mbrojtës të fisit.[16] Tradicionalisht janë mbështetur tek blegtoria dhe bujqësia.[17]

Marrëdhëniet me Malin e Zi Redakto

Në 1831, gjatë sulmit osman kundër Malit të Zi, Kastrati dhe fiset e tjera të Shqipërisë Veriore shprehën mbështetjen e tyre ndaj Malit të Zi dhe refuzuan të marrin pjesë në anën Osmane.[18] Më 1832 iu bashkuan forcave malazeze dhe mundën forcat Osmane në Hot.[19] Sipas Traktatit të Shën Stefanit, Kastrati (së bashku me Hotin, Kelmendin dhe Grudën) do t'i bashkangjiteshin Malit të Zi, por pas Traktatit të Berlinit ky vendim u ndryshua dhe Kastrati mbeti në Perandorinë Osmane.[20] Megjithëse vise të tjera shqiptare iu bashkangjitën Malit të Zi, procesi i caktimit të kufijve nuk qe mbyllur. Në 1883 Kastrati, Hoti, Gruda dhe Shkreli formuar një pakt për të parandaluar caktimin e zgjeruar kufijve të malit të zi.[21]

Gjatë Kryengritjes së 1911, Kastrati dërgoi pesë delegatë në Gerče si nënshkrues e Memorandumit që u mbajt dhe  kërkonin, mes të tjerash, njohjen e shqiptarëve si komb më vete brenda Perandorisë Osmane dhe përdorimin e shqipes në shkollat shtetërore dhe private.[22] Kastrati ishte fushëbetejë gjatë Luftërave Ballkanike.

Më 26 maj 1913, një delegacion nga krerët e Hotit, Grudës, Kelmendit, Shkrelit dhe Kastratit takuan Admiralin Cecil Burney të flotës ndërkombëtare dhe i bënë kërkesë kundër aneksimit të Hotit dhe Grudës nga Mali i Zi. Delegacioni paralajmëroi se do të rilindnin armiqësi nëse ato rrethina nuk mbeteshin "thjesht shqiptare".[23] Përfundimisht, për shkak të ndikimit të Austrisë, Kastrati u përfshi në të sapoformuarën Principatë të Shqipërisë, edhe pse disa nga Fuqitë e Mëdha ishin dakord që duhet t'i bashkëngjitej Malit të Zi.[24]

Referime Redakto

  1. ^ Elsie, Robert (2010) [2004], Historical Dictionary Of Albania (PDF) (në anglisht) (bot. 2), Maryland: Rowman & Littlefield Publishing Group, fq. 226, ISBN 9781282521926, OCLC 816372706, arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 tetor 2014, KASTRATI. Northern Albanian clan and traditional clannish region.
  2. ^ Istorijski glasnik (në serbisht). Naučna knjiga. 1960. fq. 189. Marrë më 9 maj 2013. У "брђане" у Малесији спадају....
  3. ^ Elsie, Robert (2010) [2004], Historical Dictionary Of Albania (PDF) (në anglisht) (bot. 2), Maryland: Rowman & Littlefield Publishing Group, fq. 226, ISBN 9781282521926, OCLC 816372706, arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 tetor 2014, marrë më 25 prill 2018, The Kastrati region is situated in the District of Malësia e Madhe east and northeast of Bajza.
  4. ^ Mary Edith Durham (1928). Some clannish origins, laws and customs of the Balkans (në anglisht). George Allen & Unwin. fq. 22. Marrë më 14 maj 2013. The Kastrati were evidently a powerful clan, for in 1403 we find Alexius Kastrati headman in a list of Albanian chiefs who are rewarded by the Venetians with gifts of cloth.
  5. ^ Zamputi, Injac (1977). Regjistri i kadastrēs dhe i koncesioneve pēr rrethin e Shkodrës 1416-1417. Academy of Sciences of Albania. fq. 65. Marrë më 29 janar 2020.
  6. ^ Konstantin Jireček (1923). Istorija Srba (në serbisht). Izdavačka knjižarnica G. Kona. fq. 58. Marrë më 17 maj 2013. По предању, родоначелник Куча био је Грча Ненадин, од чијих пет синова, Петра, Ђурђа, Тиха, Леша и Мара потичу њихова братства. Праотац Кастрата је Крсто, а Шаљана Шако; обојица су тобоже били браћа нареченог Грчина, док би Берише били потомци баш самога Грче.
  7. ^ Kaser, Karl (1992). Hirten, Kämpfer, Stammeshelden: Ursprünge und Gegenwart des balkanischen Patriarchats (në gjermanisht). Böhlau Verlag Wien. fq. 150. ISBN 3205055454. Marrë më 4 mars 2020.
  8. ^ Durham, Edith (1928). Some tribal origins, laws and customs of the Balkans (në anglisht). fq. 30, 52. Marrë më 28 janar 2020.
  9. ^ Historical Dictionary Of Albania (në anglisht), 2010
  10. ^ Milan Šufflay (2000). Izabrani politički spisi (në serbisht). Matica hrvatska. fq. 136. Marrë më 9 maj 2013. Kastrati, kojima je embrio sjedio kod ruševina rimskog "Kastra" (tabora, Iminacium?) viđenih još g. 1559. na cesti Skadar - Oroši
  11. ^ The Tribes of Albania; History, Society and Culture (në anglisht). Robert Elsie. fq. 69.
  12. ^ Edith Durham (në anglisht). fq. 43.
  13. ^ Johann Georg Hahn (1854). Heft. Geographisch-ethnographische Uebersicht. Reiseskizzen. Sittenschilderungen. Sind die Albanesen Autochthonen? Das albanische Alphabet. Historisches (në anglisht). Verlag von Friedrich Mauke. fq. 192. Marrë më 9 maj 2013.
  14. ^ Milorad Ekmečić (1989). Stvaranje Jugoslavije 1790-1918 (në serbisht). Prosveta. fq. 121. Marrë më 9 maj 2013. ...кастрати били су католици..
  15. ^ Istorijski glasnik (në serbisht). Naučna knjiga. 1960. fq. 189. Marrë më 9 maj 2013. Кастрати су одреда католичке вере
  16. ^ Modern Greek Studies Yearbook (në anglisht). University of Minnesota. 1992. fq. 26. Marrë më 13 maj 2013.
  17. ^ Glasnik Jugoslovenskog Profesorskog Drustva (në serbisht). 1924. fq. 37. Marrë më 9 maj 2013. Кастрати су земљорадници и сточари
  18. ^ Vladimir Stojančević (1990). Srbija i oslobodilački pokret na Balkanskom poluostrvu u XIX veku (në serbisht). Zavod za udžbenike i nastavna sredstva. fq. 103. Marrë më 9 maj 2013. Овога пута, северноалбанска племена Клементи, Хоти, Груди и Кастрати солидарисали су
  19. ^ Sadulla Brestovci (1983). Marrëdhëniet shqiptare--serbo-malazeze (1830-1878). Instituti Albanologjik i Prishtinës. fq. 260. Marrë më 9 maj 2013. A sledece godine albanska plemena (Hoti, Kastrati, Grude, Kelmendi) pomogle su crnogorskim plemenima da poraze turksu vojsku na Hotskoj Gori.
  20. ^ Љубодраг Димић; Đorđe Borozan (1999). Југословенска држава и Албанци (në serbisht). Службени лист СРЈ. fq. 123. ISBN 978-86-355-0440-7. Marrë më 9 maj 2013. ...тако да су племена Кастрати, Климеити, Хоти, Груде била припо]ена Црно] Гори. Али, на Берлинском конгресу
  21. ^ Miller, William (2012-10-12). The Ottoman Empire and Its Successors 1801-1927 (në anglisht). Routledge. fq. 356. ISBN 9781136260469. Marrë më 12 maj 2013.
  22. ^ Gawrych, George (2006-12-26). The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Albanians, 1874-1913 (në anglisht). I.B.Tauris. fq. 31, 186–7. ISBN 9781845112875. Marrë më 12 maj 2013.
  23. ^ Vickers, Miranda (1999). The Albanians: A Modern History (në anglisht). I.B.Tauris. fq. 73. ISBN 9781860645419. Marrë më 12 maj 2013.
  24. ^ Lambert Ehrlich; Marija Vrečar (2002). Pariška mirovna konferencia in Slovenci 1919/20 (në sllovenisht). Inštitut za zgodovino Cerkve pri Teološki fakulteti Univerze v Ljubljani. fq. 201. Marrë më 9 maj 2013. Vsled vpliva Avstrije se albanski plemeni Klementi in Kastrati nista priključili Črni gori, in tudi ob Bojani seji je odreklo na...