Katheryn Elizabeth Hudson (lindur me 25 Tetor te vitit 1984 ne Santa Barbara, Kaliforni, e njohur si Katy Perry) është një këngëtare dhe tekst shkruese e njohur amerikane. Ajo ka nisur te kendoje qe ne moshen 9 vjecare ne kishe, por Katy enderronte per me shume dhe e arriti kete gje. Ajo u be pjese e industrise se muzikes amerikane ne vitin 2001 me albumin e saj te pare te quajtur "Katy Hudson". Perry hyri ne klasifikimet boterore me te njohura me albumin a saj "One Of The Boys" ne vitin 2008, kur kenge si "I Kissed A Girl" dhe "Hot N Cold" debutuan ne vendin e pare dhe të tretë ne "Billboard Hot 100". Albumi i dyte i saj eshte quajtur edhe si nje nga albumet me te sukseshem te koheve moderne, sepse pervecse zuri vendin e pare per disa jave rrjesht ne "Billboard", 5 kenge te ketij albumi te publikuara njera pas tjetres, debutuan gjithashtu te parat ne shume vende te botes, duke e bere Katy Perry-n artisten e pare femer me 5 kenge te te njejtit album qe zene vendin e pare ne "Billboard Hot 100". Artisti i vetem qe mbart te njejtin rekord eshte Michael Jackon.

Katy Perry
Background information
Emri i lindjesKatheryn Elizabeth Hudson
Lindi (1984-10-25) 25 tetor 1984 (39 vjeç)
OrigjinaShtetet e Bashkuara të Amerikës Santa Barbara, SHBA
ZhanretPop, Pop Rock, Dance-Pop
Këngëtar & Aktore & Businesswoman & kompozitor & Gjyqtar televiziv
Instrument(et)Vokal, Kitarë
Vitet aktik2001 - deri tani
LabeliRed Hill & Columbia & Capitol & Java
Websitekatyperry.com

Diskografia Redakto

Albumet
Titulli Data e publikimit Pozicionimi

ne Billboard

Hot 100

Shitjet
One Of The Boys 17, Qershor, 2008 9 9.790.000
Teenage Dream 24, Gusht, 2010 1 19.723.000
Prism 18, Tetor, 2013 1 11.003.000
Witness 9, Qershor, 2017 1 2.213.000
Kenget
Titulli Pozicionimi

ne Billboard

Hot 100

"I Kissed a Girl" 1
"Hot n Cold" 3
"Thinking of You" 29
"Waking Up in Vegas" 9
"California Gurls" 1
"Teenage Dream" 1
"Firework" 1
"E.T" 1
"Last Friday Night (T.G.I.F.)" 1
"The One That Got Away" 3
"Part of Me" 1
"Wide Awake" 2
"Roar" 1
"Unconditionally" 14
"Dark Horse" 1
"Birthday" 17
"This Is How We Do" 24
"Rise" 11
"Chained to the Rhythm" 4
"Bon Appétit" 59
"Swish Swish" 46
"Hey Hey Hey" TBA
"365" 86
"Never Really Over" 15
"Small Talk" 81
Koncerte
Titulli Data e Fillimit Data e Perfundimit Numri i

Koncerteve

Pjesemarrja e

Publikut ne %

Fitimet
Hello Katy Tour 23, Janar, 2009 28, Nentor, 2009 89 91% $1,5 milion
California Dreams Tour 20, Shkurt, 2011 22, Janar, 2012 124 - $59,5 milion
Prismatic World Tour 7, Maj, 2014 18, Tetor, 2015 151 98.6% $204,3 milion
Witness: The Tour 19, Shtator, 2017 21, Gusht, 2018 115 TBA $117 milion

Cmimet e Fituara Redakto

Gjatë gjithë karrierës së saj, Perry ka fituar 5 çmime të “American Music Awards”, 14 çmime “People's Choice”, 4 “Guinness World Records”.  Në shtator 2012, Billboard e quajti atë "Gruaja e Vitit". Nga maji 2010 deri në shtator 2011, ajo kaloi një rekord total prej 69 javësh rresht në “Top 10” të Billboard Hot 100. Ajo mban rekordin e 18 këngëve qe kane zene vendin e pare  në “Dance Club Billboard”. Billboard gjithashtu e quajti atë artistja e 15-të më e suksesshëme e “Club Dance” e të gjitha kohërave. Në qershor të vitit 2015, kenga e saj "Dark Horse" u bë videoja e parë e një artisteje femër qe arrin 1 miliardë shikime ne “Vevo”. Muajin e ardhshëm, videoja e saj muzikore "Roar" gjithashtu arriti në 1 miliard shikime ne “Vevo”, duke e bërë atë artisten e parë ne bote që të ketë me shume se 1 klip me 1 miliard shikime. Perry u shpall “Top Global Female Recording Artist” ne 2013 nga “International Federation of the Phonographic Industry” (IFPI). Sipas “Recording Industry Association of America” (RIAA), ajo është artistja e tretë më e shitur në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, me shitjet e certifikuara prej 91.5 milionë personash. Ajo gjithashtu u bë artistja e parë që të ketë tre këngë me certifikatat “Diamond” nga “RIAA” me "Dark Horse", "Firework" dhe "Roar". Keto tre kenge, gjithashtu "E.T.", "California Gurls" dhe "Hot n Cold" kanë shitur, secili mbi 5 milionë kopje dixhitale. Gjatë gjithë karrierës së saj, Perry ka shitur me shume se 125 milionë kenge në nivel global, dhe 40 milione albume, duke e bere Katy-n një nga artistet më të shitura muzikore të të gjitha kohërave. 

Aktivitete te tjera Redakto

Filantropi Redakto

 
Katy Perry ne eventin e organizuar nga UNICEF, ne dhjetor te 2013

Perry ka mbështetur organizata të ndryshme bamirëse gjatë karrierës së saj. Ajo ka kontribuar në organizatat që kanë për qëllim përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së fëmijëve në veçanti. Në prill të vitit 2013, ajo iu bashkua UNICEF-it për të ndihmuar fëmijët në Madagaskar me arsim dhe ushqim. Më 3 dhjetor 2013 ajo u emërua zyrtarisht si ambasadore e vullnetit të mirë të UNICEF-it, me një fokus të veçantë në përfshirjen e të rinjve në punën e agjencisë për të përmirësuar jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve më të prekshëm në botë. Nje pjese e madhe e fitimeve nga biletat për turneun e saj “Prismatic” kane shkuar ne “UNICEF”. Në shtator të vitit 2010, ajo ndihmoi në ndërtimin dhe projektimin e strehimit të fondacionit Boys Hope / Girls Hope për të rinjtë në Baltimore, Maryland së bashku me Raven-Symoné, Shaquille O'Neal, etj. Katy në qershor 2014, u bashkua me Staples Inc. për një projekt të titulluar "Make Roar Happen", i cili dhuroi 1 milion dollarë, dhe ishte një organizate që mbështeste mësuesit dhe ndihmonte me fonde shkollat ​​publike. 

Politik Redakto

Në prill 2014, ajo mbështeti publikisht Marianne Williamson në fushatën e saj për rrethin e 33-të kongresional të Kalifornisë duke marrë pjesë në një ngjarje të shtypit politik. Ajo pranoi Kamala Harris-n në zgjedhjet e Senatit të Shteteve të Bashkuara në Kaliforni. Perry gjithashtu mbështeti publikisht ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton ne zgjedhjet presidenciale të 2016. Ajo realizoi së bashku me Elton John një koncert për mbledhjen e fondeve për Clinton në Nju Jork në mars te vitit 2016. Katy gjithashtu foli dhe u shfaq në Konventën Kombëtare Demokratike 2016 në mbështetje të Clintonit. 

 
Katy Perry dhe Hillary Clinton tek koncerti "I Am With Her"

Katy Perry Live: Witness World Wide Redakto

“Katy Perry Live: Witness World Wide” ishte një transmetim katër-ditor i YouTube nga këngëtarja Katy Perry që u transmetua mes diteve 8 dhe 12 qershor te vitit 2017. Perry jetoi per 96 ore në një shtëpi të stilit “Big Brother”, e vrojtuar 24 ore nga kamerat per te promovuar albumin e saj të pestë, “Witness”. Transmetimi i ketij formati filloi më 8 qershor dhe përfundoi me një koncert pa pagese më 12 qershor në Los Anxhelos.

Transmetimi live tregoi Perry-n teksa bënte aktivitete në shtëpi, duke përfshirë ngrënie, duke luajtur me qenin e saj Nugget, duke fjetur, si dhe momente të tjera që morën një sasi të madhe të vëmendjes së medias. Gjatë një sesioni terapeutik një orësh, Katy u bë shumë emocionale ndërsa tregoi jetën e saj, duke përfshirë problemet me alkoolin dhe marrëdhënien e saj me prindërit e saj. Ky transmetim u vezhgua nga mbi 49 milionë individe, te cilet ishin nga 190 vende të ndryshme. Katy Perry Live: Witness World Wide u vleresua me vendin e 9 nga revista “Time” ne klasifikimin e 10 tv show-ve me te mire amerikan per 2017-en.