Kazuki Takahashi (Japon. 高橋 和希) i lindur ne 4 tetor, 1961 ne Tokjo eshte nje artist japonez mangash dhe krijues lojerash, me mire i njohur per krijimin e "Yu-Gi-Oh!".

Kazuki Takahashi
Fotoporteti
Emri Kazuki
MbiemriTakahashi
Lindur më 4 tetor 1961
Lindur në Tokjo
Kombësia Japoneze
Shtetësia Japoneze
Profesioni Artist mangash dhe Krijues lojërash

Jeta Personale Redakto

Takahashi pelqen te luaje lojera si shogi, mahjong, lojera me letra dhe lojera tavoline me role. Ne nje interviste me Shonen Jump, Takahashi deklaroi se mangat e tij te preferuara nga autore te tjere perfshinin "Akira" nga Katsuhiro Otomo, "Aventura e Cuditshme e JoJo-se" nga Hirohiko Araki dhe "Sfera e Dragoit" nga Akira Toriyama. Ai gjithashtu pelqen leximin e komikeve amerikane nga ku Hellboy eshte personazhi i tij i preferuar.

Kariera Redakto

Takahashi filloi te punonte si nje artist mangash ne 1982. Krijimi e tij i pare ishte "Tokiō no Tsuma" (闘輝王の鷹), e publikuar ne 1990. Nje nga punet e tij te hershme "Tennenshoku Danji Buray" (天然色男児BURAY), u publikua nga 1991 ne 1992 dhe zgjati dy vellime. Sidoqofte Takahashi nuk gezoi sukses te madh deri ne vitin 1996 kur ai krijoi "Yu-Gi-Oh!", nje veper qe do te conte me pas ne krijimin e letrave te tregtueshme "Yu-Gi-Oh!" te publikuara nga Konami. Ne fillim manga e tij u krijua me idene e te qenurit nje episod i vetem ne prezantimet e lojerave te reja me ane te mangave, me emrin "Magji dhe Magjistare" duke ju referuar lojes me letra "Magji: Mbledhja" dhe kompanise se saj publikuese "Magjistaret e Bregut" (me vone emri i lojes i ndryshua ne "Duel Monstrash" ne pershtatjen anime). Sidoqofte Shueisha, botuesi i revistes se perjavshme "Shōnen Jump" mori kaq shume letra dhe e-maile nga fansat, qe pyesnin per "Magji dhe Magjistare" sa Takahashi vendosi ta zgjeronte ate.

Vdekja Redakto

Më 6 korrik 2022, Takahashi u gjet i vdekur në ujë 300 metra jashtë bregut të Nago, Okinava, nga oficerët e JAPAN COAST GUARD pas një raportimi civil nga një varkë që kalonte.[1] Ai u gjet i veshur me pajisje për zhytje me periskop dhe shkaku i vdekjes së tij u përcaktua të ishte mbytja.[2][3]

Më pas u raportua, fillimisht në gazetën ushtarake amerikane Stars and Stripes më 11 tetor, se Takahashi kishte vdekur në pasditen e 4 korrikut ndërsa po ndihmonte në shpëtimin e tre personave të tjerë që u kapën nga një rrjedhë detare.[4][5]

Lidhje të jashtme Redakto

http://studio-dice.com/ Website zyrtar i Kazuki Takahashit

  1. ^ "Yu-Gi-Oh! Manga Creator Kazuki Takahashi Has Died". Siliconera (në anglishte amerikane). 2022-07-07. Marrë më 2023-10-28.
  2. ^ "サメのかみ傷は死後 「遊☆戯☆王」作者の死因は溺死と発表 12キロ離れたビーチにレンタカー". 沖縄タイムス+プラス (në japonisht). 2023-10-27. Marrë më 2023-10-28.
  3. ^ Dooley, Ben (2022-07-07). "Kazuki Takahashi, Yu-Gi-Oh! Creator, Dies at 60". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 2023-10-28.
  4. ^ "Army officer recognized for rescuing three people from riptide that killed 'Yu-Gi-Oh!' creator". Stars and Stripes (në anglisht). Marrë më 2023-10-28.
  5. ^ Ives, Mike; Ueno, Hisako (2022-10-28). "A Celebrated Japanese Artist Died Trying to Save Others From Drowning". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 2023-10-28.