Kenzaburō Ōe (japonisht: 大江 健三郎) lindi më 31 janar 1935 - vdiq më 3 mars 2023, në një qytezë japoneze të ngritur në ishullin Shikoku. Aty u rrit dhe ky vend do të ishte dekori kryesor i veprës së tij. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, Kenzaburô largohet për në Tokjo ku i kryen studimet e gjuhës frënge dhe nga fundi i vitit 1950 publikon novelat e para por suksesin nismëtar e arrin me « Një aferë personale » më 1964. Shkruan gjithashtu romane dhe kritikë letrare. Është specialist i William Blake-ut, Malcolm Lowry-t dhe Dante Alighieri-t. Vepra e tij është posaçërisht e orientuar me angazhime politike të majta dhe me analizë psikologjike. Është gjeni i përshtatjes së origjinalitetit dhe natyralizmit. Përplot fragmente jetëshkrimore janë një shkoqitje sociologjike dhe historike me një imagjinatë të paaritshme nga shkrimtarë tjerë bashkëkohorë japonez.

Kenzaburō Ōe
Kenzaburō Ōe, shkrimtar japonez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 1994
U lind më31 janar 1935
Shikoku, Japoni
Vdiq më3 mars 2023
Kombësiajaponez
Gjinitë letrarenovelist dhe eseist

Më 1958 i ndahet çmimi Akutagawa, vlerësimi më i lartë japonez; më 1989 merr çmimin Europalia kurse më 1994 i ndahet Çmimi Nobel për Letërsi.

Veprat Redakto

  • Kafsha për t’a ushqyer (japonisht: 飼育, Shiiku), 1958
  • Kështu vdiq i riu i politizuar, (japonisht: 政治少年死す, Seiji syōnen shisu), 1961
  • Aguii, monstra e mjegullave, (japonisht: 空の怪物アグイー, Sora no kaibutsu Aguii), 1964
  • Shënime nga Hiroshima, (japonisht: ヒロシマ・ノート, Hiroshima nōto), 1965 (ese)
  • Aferë personale, (japonisht: 個人的な体験, Kojinteki na taiken), 1965 (roman).
  • Na thoni si t’i mbijetojmë çmendurisë sonë (japonisht: われらの狂気を生き延びる道を教えよ), 1966 (novela).
  • Loja e shekullit, (japonisht: 万延元年のフットボール, Man'en gannen no futtobōru), 1967
  • Loja e sinkronizmës, (japonisht: 同時代ゲーム, Dōjidai geimu), 1979
  • Zgjohuni ju të rinj të kohës së re, (japonisht: 新しい人よ、眼ざめよ, Atarashii hito yo mezameyo), 1983 (novela)
  • Egzistencë e qetë, (japonisht: 静かな生活, Shizuka na seikatsu), 1990 (tregime)
  • Një familje në rrugë të shërimit (tregime), (japonisht: Kaifuku suru kazoku), 1995
  • Unë nga Japonia e paqartë, (japonisht: あいまいな日本の私, Aimai na Nihon no watashi), 1995
  • The Changeling, (japonisht: 取り替え子 (チェンジリング)), 2000
  • Foshnja me fytyrë melankolike, (japonisht: 憂い顔の童子), 2002
  • Fëmijët e 200 viteve, (japonisht: 二百年の子供), 2003
  • Sajonara, librat e mi!, (japonisht: さようなら、私の本よ!), 2005
  • E bukura Anabel Lee ishte ftohur dhe vrarë, (japonisht: 臈たしアナベル・リイ 総毛立ちつ身まかりつ), 2007
  • Vdekje nga uji, (japonisht: 水死), 2009
  • Në stilin e vonshëm, (japonisht: 晩年様式集(イン・レイト・スタイル)), 2013

Shiko edhe Redakto

Çmimi Nobel për Letërsi

Referime Redakto

[1] Arkivuar 7 janar 2020 tek Wayback Machine