Kerlon Moura Souza (lindur më 27 janar 1988) është një ish futbollist profesionist brazilian i cili luante si mesfushor sulmues.[1][2]

Kerlon
Të dhënat vetjake
Emri i plotëKerlon Moura Souza
Datëlindja (1988-01-27) 27 janar 1988 (36 vjeç)
VendlindjaIpatinga, Brazil
Gjatësia1.67 m (5 ft 6 in)
PozicioniMesfushor sulmues
Sulmues
Karriera me të rinjtë
2001–2005Cruzeiro
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2008Cruzeiro79(5)
2008–2012Internazionale0(0)
2008–2009Chievo (huazim)4(0)
2009–2010Ajax (huazim)0(0)
2011Paraná (huazim)4(0)
2011–2012Nacional-NS (huazim)1(0)
2012–2014Fujieda MYFC22(9)
2015Miami Dade FC5(3)
2015Sliema Wanderers8(2)
2016Villa Nova3(0)
2016–2017Spartak Trnava4(0)
Karriera ndërkombëtare
2004–2005Brazili U177(8)
2006Brazili U201(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 16:38, 5 gusht 2013 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22:23, 10 shkurt 2007 (UTC)

Karriera me klube Redakto

Vitet e hershme në Brazil Redakto

Kerlon shënoi golin e parë si profesionist në fitoren 4–1 të Cruzerios kundër Ituiutaba më 25 shkurt 2007.[3]

Gjatë kohës te Cruzeiro, Kerlon u bë i famshëm për triblimet e tij, veçanërisht për një driblim i quajtur "drible da foquinha" (Shqip: driblimi i fokës), ai e mbante topin me kokë dhe në të njëjtën kohë vraponte përpara. Kundërshtarët shpesh i shkaktonin faull për të ndalur këtë drblim, si në rastin e 10 shtatorit 2007, ku Dyego Rocha Coelho e goditi Kerlonin me bërryl pasi ky i fundit e kaloi; për këtë veprim, Coelho u dënua me pesë ndeshje pezullim.[4]

Futbolli evropian Redakto

Kerlon u ble nga Chievo në vitin 2008. Ashtu si marrëveshja që Interi përdori për të sjellur Júlio Césarin dhe Victor Obinnën, Inter mori hua kuotën e regjistrimit jo-BE nga Chievo në vend që të përdorte të vetën. Lega Calcio dokumentoi se Chievo e kishte blerë Kerlonin, por ai u largua për te Interi më vonë.[5]

Ai debutoi për Chievon më 29 tetor, duke luajtur si zëvëndësues në një ndeshje ndaj Lazios; kjo ishte një nga katër paraqitjet si zëvëndësues që zhvilloi në atë sezon, kjo edhe për shkak të një dëmtimi në gju që e pësoi në mars 2007.[6] Në korrik 2009, Kerlon zyrtarisht firmosi një kontratë tre-vjeçare me Interin.[7]

Kerlon vazhdoi të vuante me problemet e gjurit gjatë kohës së tij te Inter, duke bërë që disa gazetarë ta citonin si arsyen më të madhe të ndikimit të tij të vogël në Serie A.[8]

Më 31 gusht 2009, Kerlon u huazua te AFC Ajax me të drejtë blerje; Inter gjithashtu sponzorizoi Ajaxin me qëllim për të finalizuar transferimin.[9] Megjithatë, Ajaxi i ofroi një vend vetëm te Jong Ajax – ekipi rezervë i klubit, ndryshe nga sa ishte deklaruar gjatë prezantimit.[10] Ai u rikthye te Inter në fillim të sezonit 2010–11, por u dëmtua sërisht gjatë fazës përgatitore duke bërë që të mungonte për një periudhë të gjatë sërisht.[11]

Rikthimi në Brazil Redakto

Më 26 janar 2011, Kerlon u zyrtarizua si lojtari i ri i Paraná Clube. Klubi e mori në formë huazimi deri më 8 gusht 2011.[12] Ai zhvilloi vetëm tre paraqitje në Campeonato Paranaense 2011.

Më 21 korrik 2011, ai u huazua për një vit te Nacional de Nova Serrana.[13][14] Nacional konkuroi në Kupën Minas Gerais 2011 dhe Ligën Minas Gerais 2012; megjithatë, Kerlon luajti vetëm një ndeshjen në ligën e shtetit.

Japonia Redakto

Në gusht 2012, Kerlon u bashkua me ekipin e Ligës së Futbollit të Japonisë Fujieda MYFC si një transferim i lirë.[15] Ai bëri debutimin e tij zyrtar në kampionat më 16 shtator gjatë ndeshjes ndaj Zweigen Kanazawa; ai hyri si zëvëndësues në minutën e 59të. Goli i tij i parë erdhi në ndeshjen e rradhës ndaj Sony Sendai; ai shënoi në minutën e 77të të ndeshjes që u mbyll me fitoren 3–0. Kerlon shënoi tre herë dhe dhuroi shtatë asiste në tetë ndeshje gjatë sezonit të tij të parë në Japoni. Në sezonin e tij të dytë, Kerlon luajti 14 herë dhe shënoi gjashtë gola[16] para se problemet e gjurit të rishfaqeshin sërisht. Ai u detyrua të rikthehej në Brazil për t'u opera. Koha e rikuperimit zgjati deri në shkurt 2014.[17] Më 20 janar 2014, ai u largua nga klubi.[18][19]

Shtetet e Bashkuara Redakto

Në shtator 2014, ai u stërvit dhe luajti disa ndeshje me Atlanta Silverbacks por shpejt e shfaqi dëshirën e transferimit duke thënë: "Kam pasur qëllimin dhe ëndërrën për të luajtur në Shtetet e Bashkuara, nuk ka rëndësi MLS ose NASL, më pëlqen shteti, dua vërtet të jem këtu, sepse jam afër Brazilit, dhe se kjo mundësi më erdhi. Jam shumë i lumtur të jem këtu.[20]

Më 17 mars 2015, Kerlon firmosi me Miami Dade FC.[21]

Malta Redakto

Në shtator 2015, Kerlon mbërriti në ishullin e Maltës për një provë me Birkirkarën por në fund firmosi me Sliema Wanderers si transferim i lirë.[22]

Sllovakia Redakto

Pas një qëndrimi të shkurtër në Brazil me Villa Novën, me të cilën zhvilloi edhe tre paraqitje në Campeonato Mineiro,[23] Kerlon u transferua te FC Spartak TrnavaSuper Ligën Sllovake duke firmosur një kontratë 18-mujore.[24] Gjatë kohës së tij në klub, Kerlon zhvilloi vetëm katër paraqitje deri në fund të sezonit, kur edhe kontrata e tij u ndërpre.

Pensionimi Redakto

Më 20 tetor 2017, pas tre muajve pa klub, Kerlon publikisht deklaroi tërheqjen nga futbollin.

Karriera ndërkombëtare Redakto

Kerlon ishte golashënuesi dhe lojtari më i mirë i Kampionatit Amerikano Jugor nën-17 të Futbollit 2005, duke realizuar tetë gola në shtatë ndeshje.

Trofe Redakto

Klube Redakto

Cruzeiro

Kombëtarja Redakto

Brazil U17

Individual Redakto

  • Golashënuesi më i mirë i Kampionatit Amerikano Jugor nën-17 të Futbollit: 2005
  • Lojtari më i mirë i Kampionatit Amerikano Jugor nën-17 të Futbollit: 2005

Referime Redakto

  1. ^ "Kerlon Foquinha assina com Villa Nova-MG para a disputa do Mineiro". globo.com (në portugalisht). Marrë më 26 mars 2018.
  2. ^ "Kerlon by na jar rád strelil šesť gólov: Spartak je pre mňa úžasný klub — ProFutbal.sk". profutbal.sk (në sllovakisht). Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2016. Marrë më 26 mars 2018.
  3. ^ "Kerlon marca primeiro gol e almeja titularidade", Cruzeiro.org 25 shkurt 2007 BC. Marrë më 25 shkurt 2007. (portugalisht)
  4. ^ A Seal Clubbing in Brazilian Football Arkivuar 28 gusht 2008 tek Wayback Machine – The Offside
  5. ^ "Chievo: Foquinha Sala all' Udinese" [Chievo: Foquinha Sala te Udinese] (require login) (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 24 gusht 2008. Marrë më 4 nëntor 2010.
  6. ^ Football Italia Arkivuar 3 shtator 2008 tek Wayback Machine
  7. ^ "Mercato: Kerlon e l'Inter fino al 2012" [Merkato: Kerlon dhe Inter deri në vitin 2012]. inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 7 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2009. Marrë më 7 korrik 2009.
  8. ^ Tim Vickery (15 dhjetor 2008). "The prestige of the Club World Cup" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 27 korrik 2009.
  9. ^ FC Internazionale Milano SpA Report and Accounts on 30 June 2010 (Raporti dhe Llogaritë e FC Internazionale Milano SpA më 30 qershor 2010 Stampa:It
  10. ^ "Kerlon loaned out to Ajax" [Kerlon huazohet te Ajax] (në anglisht). AFC Ajax. 1 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2011. Marrë më 17 tetor 2010.
  11. ^ Christian Liotta (14 korrik 2010). "Povero Foquinha, dovrà operarsi alla caviglia" [I gjori Foquinha, do të operohet në kavilje] (në italisht). fcinternews.it. Marrë më 2 shkurt 2019.
  12. ^ "Tricolor anuncia atacante Kerlon" [Tricolor zyrtarizon sulmuesin Kerlon] (në portugalisht). Paraná Clube. 26 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2011. Marrë më 23 shkurt 2011.
  13. ^ "Meia-atacante Kerlon é o mais novo contratado do Nacional" [Mesfushori sulmues Kerlon është blerja më e fundit e Nacional] (në portugalisht). Nacional EC (Nova Serrana). 21 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2012. Marrë më 29 korrik 2011.
  14. ^ "CBF BID" (në portugalisht). Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2013. Marrë më 9 shtator 2019.
  15. ^ "新加入記者会見開催のご報告 - 藤枝MYFC". myfc.co.jp (në japonisht). Marrë më 26 mars 2018.
  16. ^ "Fujieda MYFC 2013 season numbers" [Numrat e sezonit 2013 të Fujieda MYFC]. wordpress.com (në anglisht). 29 nëntor 2013. Marrë më 26 mars 2018.
  17. ^ "JFL preview: Fujieda MYFC v Fukushima United". wordpress.com (në anglisht). 19 tetor 2013. Marrë më 26 mars 2018.
  18. ^ "Four more players leave Fujieda including Kerlon" [Katër lojtarë të tjerë largohen nga Fujieda përfshirë Kerlonin]. wordpress.com (në anglisht). 20 janar 2014. Marrë më 26 mars 2018.
  19. ^ "契約満了選手のお知らせ - 藤枝MYFC". myfc.co.jp (në japonisht). Marrë më 26 mars 2018.
  20. ^ "BRAZILIAN KERLON "THE SEAL" IS TRAINING WITH THE SILVERBACKS (Braziliani Kerlon "Foka" po stërvitet me Silverbacks" (në anglisht). Atlanta Silverbacks. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2015. Marrë më 2 shkurt 2019.
  21. ^ "Kerlon 'Foquinha' assina com o Miami Dade FC e é mais um brasileiro que jogará nos EUA". globo.com (në portugalisht). Marrë më 26 mars 2018.
  22. ^ "Futbol lokali: Sliema W. jippreżentaw l-aħħar akkwist tagħhom, il-Brażiljan Kerlon" (në maltisht). tvm.com.mt. Marrë më 3 shkurt 2019.
  23. ^ "Kerlon Soccerway profile" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 16 qershor 2016.
  24. ^ "SPARTAK PODPÍSAL ZMLUVU S BRAZÍLČANOM KERLONOM" [Spartak firmos kontratën me brazilianin Kerlon] (në sllovakisht). FC Spartak Trnava. 11 dhjetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2016. Marrë më 16 dhjetor 2016.

Lidhje të jashtme Redakto