Klan Kosova është një kanal televiziv privat kabllor me seli në Prishtinë, Kosovë. U themelua më 2 dhjetor 2008 dhe transmetimin e filloi më 17 shkurt 2009 (në përvjetorin e parë të Pavarësisë së Kosovës).[1] Sot ka më shumë se 230 punonjës.[nevojitet citimi] Ai është ndër transmetuesit më të njohur privatë në këtë shtet.

Klan Kosova
LlojiTransmetues privat
ShtetiKosova Kosova
Zona e transmetimitKosova
Shqipëria
Maqedonia e Veriut
Mali i Zi
Gjermania
Zvicra
BashkëpunuesitTV Klan (më parë)
SelitëRruga "Lidhja e Pejës", Zona Industriale, Prishtinë, Kosovë
Programimi
Gjuha/ëtShqip
Përmasa e figurës1080i (HDTV 16:9)
Shërbimi i ndërrimit të kohësKlan Kosova 2
Pronësia
PronariKushtrim Gojani (KGO Media Investments Holding)
Kanalet simotraKlan Kosova FM (radio)
Historia
Themeluar8 dhjetor 2008; 15 vite më parë (2008-12-08)
Nisur17 shkurt 2009; 15 vite më parë (2009-02-17)
ThemeluesiAleksandër Frangaj
Baton Haxhiu
Lidhjet
Faqja zyrtarehttps://klankosova.tv

Klan Kosova lindi si një nevojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve më të fundit që kanë ndodhur në Kosovë dhe afrimit gjithnjë e më të madh me Shqipërinë. Duke parë interesimin e qytetarëve të Kosovës, duke qenë vazhdimisht i pranishëm në Kosovë në mbulimin e ngjarjeve të mëdha, por edhe të jetës së përditshme, TV Klan i Shqipërisë, pas 11 viteve suksesi, vendosi që të ketë jo më një degë të tij në Prishtinë, por të themelojë një televizion të ri të Kosovës. Kjo degë u themelua nën mbikëqyrjen e Aleksandër Frangajt.

Vec prodhimeve të veta, Klan Kosova transmeton edhe seriale vendore, si dhe seriale të huaja nga SHBA dhe Turqia.

Tani është nën pronësinë e KGO Media Investments Holding, një kompani e vendosur në Shkup.

Historiku Redakto

Klan Kosova filloi transmetimet në vitin 2009 me simbolikën e shënimit të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nën pronësinë e Aleksandër Frangajt të TV Klanit. Ishte bashkëpunim mes TV Klanit dhe gazetarit Baton Haxhiu, që u bë drejtor i përgjithshëm. Rrjeti televiziv shqiptar i dhuroi Klan Kosovës pajisjet e vjetra për përdorim në studiot e veta.[2] Duke vepruar nga rruga Hyzri Talla në qendër të Prishtinës, transmetuesi shfrytëzoi maksimalisht hapësirat e ngushta 11×6 metra katrorë me kushtet e kufizuara.[3]

Ai u kyç në frekuencat satelitore në muajin nëntor 2009.[4]

Në 2015, Klan Kosova shpërnguli zyret e veta tek ish-Fabrika e Amortizatorëve afër Fushë Kosovës. Shpërngulja erdhi bashkë me fillimin e transmetimit në cilësi të lartë të figurës.

Në 2022, pasi u siguruan të drejtat e transmetimit nga Banijay Rights për reality shown e mirënjohur Big Brother VIP për Kosovën, Klan Kosova njoftoi që Big Brother VIP Kosova do të debutonte në këtë kanal nga 5 dhjetori 2022.[5][6]

Polemikat Redakto

Akuza anti-konkurrencë Redakto

Televizioni ka qenë subjekt i kritikës ndaj vetvetes dhe kompanisë simotër Artmotion në 2021, kur u shkëput nga operatorët e mëdhenj kabllor, dhe të drejtat e transmetimit iu shitën vetëm me kusht që t'i blejnë edhe kanalet e Artmotion-it bashkë me të. Një gjë e tillë e shqetësoi Komisionin e Pavarur për Media mes ankesave nga shikuesit, duke sygjeruar se Klan Kosova po shkelte rregulloren e KPM-së për të shtypur konkurrencën.[7]

Pezullimi i çertifikatës së biznesit dhe pronësia e paqartë Redakto

Pas një hetimi nga portali KosovaNews, çertifikata tregtare e Klan Kosovës u pezullua më 14 qershor 2023 nën dyshime të keqpërdorimit të detyrave zyrtare, si dhe keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike.[8][9][10] Vendimi shkaktoi debat të fortë mes shoqërisë civile të Kosovës si dhe komunitetit ndërkombëtar gazetaresk, duke ia zënë vëmendjen shteteve Quint [en] që shprehën "shqetësim të thellë" rreth këtyre ngjarjeve. Punonjësit e Klan Kosovës dhe pjesëtarët e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dolën në protestë ndaj vendimit më 31 gusht 2023.[11]

Emisionet Redakto

Programacioni i Klan Kosovës përfshin një varg të gjërë të emisioneve të drejtpërdrejta dhe të xhiruara më përpara, edicioneve të lajmeve, programeve socio-ekonomike dhe zbavitëse (filma, sporti, etj.).

Ditaret e lajmeve Redakto

Klan Kosova ka katër edicione të lajmeve - në orën 11:00, 13:00, 15:00 dhe lajmet qendrore në orën 20:00. Cikli informativ poashtu mbaron me Edicioni Special në orën 23:00. Këto përfshijnë lajme të përditshme rreth mjedisit politik, ekonomik, kulturor dhe shoqëror në Kosovë. Programet japin informacione edhe për ngjarjet kryesore në të gjitha pjesët e botës.

Programe të tjera Redakto

  • Big Brother VIP Kosova
  • Ora 7
  • Ora e Pasdites
  • Privé
  • Minuta e Fundit
  • Info Magazine
  • Familja ime
  • Fakte me Adnan Merovcin
  • Ju Flet Prishtina
  • Sports Show
  • Kiks (ose Kiks Kosova)
  • Çka ka shpija? (shpërngulur nga RTK)
  • Rubikon me Adriatik Kelmendin (shpërngulur nga Kohavision)
  • Pasion e Profesion
  • Shija e Anës (shpërngulur nga T7)
  • Sol Me Adelina Hasani
  • Kosova Today

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Sopa, Jeton (2023-07-03). "EKSKLUZIVE: Me gjithë përmirësimet tek kompania që e ka në pronësi Klan Kosovën ende figuron "Serbia", Cila është lidhja e "Euro-lab" (homologimit), "Klan Kosova" me një kompani nga British Virgin Islands?". KosovaNews (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-07-31.
  2. ^ Berisha, Isuf (30 nëntor 2015). "Media integrity report: Media ownership and financing in Kosovo" (PDF). South East European Media Observatory (në anglisht): 6. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 6 qershor 2023.
  3. ^ Klan Kosova - 7 vjet zhvillim dhe identitet, YouTube, 16 shkurt 2016, marrë më 31 korrik 2023
  4. ^ "Change Log - KingOfSat". en.kingofsat.net (në anglisht). Marrë më 16 shkurt 2019.
  5. ^ "Big Brother Reaches 65th Market" [Big Brother Arrin Tregun e 65-të] (në anglisht). Banijay. 30 nëntor 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  6. ^ "Ekskluzive – zbuloni datën zyrtare të nisjes së Big Brother VIP Kosova". Klan Kosova. 15 nëntor 2022.
  7. ^ Halili, Mediana (12 maj 2021). "Nuk votohet Raporti i Komisionit të Pavarur për Media". Kallxo. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2023. Marrë më 4 mars 2023.
  8. ^ Rexha, Xhemajl (14 qershor 2023). "LAJM I FUNDIT: Qeveria e Kosovës ia pezullon certifikatën e biznesit televizionit Klan Kosova". Twitter. Marrë më 14 qershor 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  9. ^ "Kompania që ka në pronësi Klan Kosovën e regjistruar si investim nga Serbia, drejtori jep dorëheqjen". politiko.al. 14 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2023. Marrë më 14 qershor 2023.
  10. ^ "MINT-i ia pezullon Klan Kosovës certifikatën e biznesit". Koha.net. 14 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2023. Marrë më 14 qershor 2023.
  11. ^ Dahsyla, Egzon (31 korrik 2023). "Përfundon protesta e AGK-së, kërkojnë nga gjykata që ta trajtojë rastin në mënyrë të drejtë". Kallxo. Marrë më 31 korrik 2023.