Klubi Regbisë Tirana ose KR Tirana (English:Tirana Rugby Club) është një klub regbie me qendër në Tiranë, Shqipëri. Krijuar më gusht 2013, KR Tirana është klubi i parë dhe më i vjetri në Shqipëri.[2][3][4]

Klubi Regbisë Tirana
Pseudonimi(et)Legjenda Bardhë e Blu, Tirona
Themeluargusht 2013
StadiumiSelman Stërmasi
Kapaciteti12,724 vende[1]
PronariXhino Drangu
TrajneriAdam Vernon
Ngjyra shtëpi

Para-krijimi Redakto

Në vitin 2011, disa djem vendosën të promovojnë regbinë si një sport krejt të ri në Shqipëri. Ndeshja e parë u organizua në 4 gusht 2013, me pjesëmarrjen e disa lojtarëve te Klubit të Regbisë Tirana dhe disa emigrantëve nga Italia. Organizimi ishte një event promocional në Stadiumin Selman Stërmasi.

Historia Redakto

Në gusht 2013, KR Tirana u krijua zyrtarisht nga disa djem që thjesht kishin dëshirën të ofronin dicka më tepër sesa sportet ekzistuese në vend. Ky sport u krijua për diçka ndryshe, më shumë adrenalinë, më shumë kontakt. Fillimi dhe krijimi i një ekipi solid nuk ishte i thjeshtë për shkak të mungesës së popullaritetit të këtij sporti, që e bënte afrueshmërinë dhe shtimin e rradhëve mjaft të vështirë. Xhino Drangu dhe Adam Vernon ishin dy njerez që punuan dhe u përpoqën fort për të hedhur hapat e parë të kësaj loje, gjë që më pas e bëri dhe rekrutimin më të lehtë. Të tjerë lojtarë u afruan në klub. Drangu ka pasur një ekperiencë 5-vjeçare në Britani. Ai u bë trajneri i parë i KR Tirana më 2013. Ai ndihmoi lojtarët të fillonin të kuptonin e të luanin sportin e regbisë në menyrë të mirëfilltë. Me kalimin e kohës, pasi skuadra u bë më solide erdhi momenti për ndeshjen e parë miqësore ndaj klubit KR Kosova Roosters. Në vitin 2014 Adam Vernon u bë trajneri i dytë i skuadrës. Adam është me origjinë angleze dhe ka luajtur regbi në nivele të larta. Në vitin 2014 u zhvillua ndeshja e dytë miqësore, po kundër KR Kosova Roosters, prapë në Tiranë. Në fillim të vitit 2015 u bë aplikimi në gjykatë për ligjërimin dhe regjistrimin e skuadrës. Pas shumë përpjekjesh, u arrit me sukses të bëhet regjistrimi dhe të merrej statusi "Shoqatë jofitimprurëse". Po në këtë vit, përpos regbi-t ekipi mori pjesë dhe në ndeshjen e parë të kriketit, zhvilluar në Shqipëri, ndeshje e organizuar me mbështetje nga pjesëtarë të Ambasadës Britanike dhe "Crown Agents".

Veprimtariɑ Redakto

Në vitin 2015 KR Tirana mori pjesë në një turne organizuar në Kosovë. Në këtë turne merrnin pjesë 3 skuadra:

KR Tirana (Shqipëri)

KR Kosova Roosters (Kosovë)

Kibubu RC (Belgjikë)

Në fund të veprimtarisë, Tirana u rendit e treta. Po në vitin 2015 u luajtën 2 ndeshje të tjera miqësore kundër KR Podgorica nga Mali i Zi. Edhe pse u humbën me rezultate të thella, këto ishin dy ndeshje shumë të vlefshme përsa i përket eksperiencës, sepse një pjesë e mirë e lojtarëve malazezë luanin për ekipin Kombëtar të Malit të Zi. Ndeshja e parë u luajt ne Shqiperi dhe e dyta në Mal të Zi.

Duke pasur parasysh ekzistencën e një ekipi kompakt dhe lidhjet e krijuara me ekipe të tjera, u hodh ideja që të luhej kupa e parë mes skuadrave shqiptare në trojet e Shqipërisë etnike. Kupa u quajt "Kupa Skënderbe" dhe pjesëmarrësit e parë ishin vetëm 2 skuadra; KR Tirana dhe KR Kosova Roosters. Në këtë kupë mund të marrë pjesë çdo skuadër me origjinë shqiptare nga trojet e Shqipërisë etnike. Këtë vit kupa konsiston në 3 ndeshje në një kohështrirje 1-vjeçare , ku fitues shpallet ekipi që fiton 2 ndeshje. Ndeshja e parë ishte më 28 nëntor 2015 dhe KR Tirana e fitoi me rezultatin 24-10. Ndeshja e dytë do luhet në prill 2016, në Prishtinë.

Planet e së ardhmes Redakto

Me rritjen në numër të ekipit kryeqytetas, synohet gjetja e një rivali serioz për të zhvilluar miqësore të tjera. Synimi kryesor i KR Tirana është zhvillimi i sportit të regbisë në Shqipëri dhe, si skuadra e parë dhe e vetme e këtij sporti në Shqipëri, përhapja e këtij sporti mbetet një obligim i rëndësishëm. Një tjetër synim është krijimi i ekipeve të tjera regbi në Shqipëri. Një hap i rëndësishëm i ndërmarrë është krijimi i marrëdhënieve me ekipe ndërkombetare, pikërisht realizimi i binjakëzimit me 2 ekipe italiane, L'Aquila dhe Gran Sasso, me të cilat po tentohet organizimi i eventeve dhe ndeshjeve të ndryshme në të ardhmen.

Ekipi aktual Redakto

Numri Nënshtetësia Emri Mbiemri Pozicioni
1   Girsjan Priska Loose-head Prop
2   Aurel Gjeloshi Hooker
3   Ditmar Halla Tight-head Prop
4   Gjergji Bitani Second Row
5   Serxho Hatibi Second Row
6   Kein Turdiu Blank-side Flanker
7   Arnaldo Telo Open-side Flanker
8   Andi Bejo Number 8
9   Luigi Sciorio Scrum-half
10   Olban Llapaj Fly-half
11   Ardit Suka Left Wing
12   Cristian Kondi Inside Center
13   Indrit Murgu Outside Center
14   Jon Gajo Right Wing
15   Mariglen Nezaj Full Back
16   Orest Bala Tight-head Prop
17   Fabian Thanasaj Second Row
18   Edvi Muça Loose-head Prop
19   Eugen Gucaj Second Row
20   Adam Vernon Fly-half
21   Silvio Cela Full Back
22   Oğulcan Yiğit Şatıroğlu Number 8
23   Dajan Shatraj Right Wing
24   Shaban Penxho Scrum-half
25   Orion Jucja Second Row

Stafi aktual Redakto

Pozicioni Emri
Presidenti i klubit   Xhino Drangu
Trajneri i parë   Adam Vernon
Koordinator i brendshëm   Ditmar Halla
Koordinatori i jashtëm   Mariglen Nezaj
Ekonomisti   Kein Turdiu
Marketing   Andi Bejo
Drejtor i Regbisë Shqiptare   Marty Lustiano

Shih edhe këtë Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "World Stadiums – Stadiums in Albania". Worldstadiums.com. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2019. Marrë më 26 korrik 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Tirana Regbi Klub kthen sportin e munguar në kryeqytet". Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2016. Marrë më 27 shkurt 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Skuadra e pare e rugby-t ne Shqiperi". Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2017. Marrë më 27 shkurt 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Rugby, l'incontro tra il Tirana Rugby Club e alcuni appassionati aquilani". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 27 shkurt 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)