Kolegji Biznesi është një institucion i arsimit të lartë me seli në Prishtinë dhe me degët e tij në Prizren, Gjakovë dhe Vushtrri.

Historiku Redakto

Kolegji “Biznesi” është institucion privat i arsimit të lartë, në Kosovë, i themeluar në vitin 2004 dhe është i licencuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, me Vendimin nr. 464/10. Pas përgatitjeve të plota teknike, rekrutimit të personelit akademikë dhe administrativë, sipas normave ligjore, Kolegji “Biznesi” ka filluar punën në vitin akademik 2005/06. Deri tani në Kolegjin “Biznesi” kanë studiuar me sukses disa gjenerata të studentëve. Kolegji “Biznesi” veprimtarinë akademike e zhvillon në fushën e studimeve Ekonomike, Juridike, Emergjencave, Shkencave politike dhe sigurisë në të dy nivelet, Bachelor dhe Master.[1]

Programet Redakto

  • Bachelor
  1. . Menaxhment dhe Ekonomiks (BA)
    1. .Menaxhment biznesi
    2. .Biznes ndërkombëtar
    3. .Marketing dhe komunikim
  2. . Banka dhe financa në biznes (BA)
  3. . Menaxhimi i emergjencave (BA)
    1. .Mbrojtja në punë
    2. .Mbrojtja nga zjarri
    3. .Mbrojtja e ambientit
  4. . Menaxhimi i politikave të sigurisë (BA)
  5. . Juridik i përgjithshëm (L.L.B)
    1. .Administrativ-kushtetues
    2. .Penalo-juridik
    3. .Civil-juridik
    4. .Penologji dhe ekzekutimi i sanksioneve penale
  • Master
  1. . Menaxhment dhe Financa (MA)
  2. . Menaxhimi i Emergjencave (MA)
  3. . Juridik - Penal (MA)

Bashkëpunimi Ndëruniversitar Redakto

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së mësimit Kolegji “Biznesi” bashkëpunon me një varg universitetesh të vendeve të rajonit, me të cilat ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi për këmbimin e njohurive nga fushat shkencore teorike dhe praktike të lëmive ekonomike, juridike dhe të emergjencave.

  • Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  • Universiteti “Ismail Qemajli”, Vlorë
  • Universiteti “FON”, Shkup
  • Universiteti “Lecce”, Leçe, Itali
  • American Heritage University, SHBA
  • London City College, Britani e Madhe
  • Universiteti Politeknik i Tiranës
  • Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Tiranë
  • Universiteti e Shkencave Aplikative, Maribor, Slloveni.[2]

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Historiku i Kolegjit Biznesi Arkivuar 21 shtator 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 26.11.2016.
  2. ^ Bashkëpunimi Ndëruniversitar Arkivuar 21 shtator 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 27.11.2016.

42°38′52″N 21°09′37″E / 42.647765°N 21.160390°E / 42.647765; 21.160390