Koni është një trup gjeometrik i cili zvogëlohet në mënyrë të vazhduar në një pikë që quhet kulm.

Një kon me rreze baze , lartësi , lartësi anësore dhe këndi

Një kon formohet nga një bashkësi drejtëzash që lidhin kulmin me të gjitha pikat e vijës së bazës. Baza është një vijë e mbyllur në një plan që nuk e përmban kulmin.

Koni i drejtë (kulmi bie në qëndrën e bazës) dhe koni i shtrëmbër (kulmi bie jashtë qëndrës së bazës)

Syprina dhe vëllimi Redakto

Syprina Redakto

Syprina e konit   gjendet duke mbledhur syprinën e bazës   me syprinën anësore (në gjuhën e përditshme: në formë kaushi)  :

 

Nëse shënojmë me  , lartësinë anësore të konit, atëherë kemi:

 

 
Modeli i hapjes së një koni me SB-sipërfaqen e bazës dhe SA-sipërfaqen anësore

Kjo formulë për sipërfaqjen anësore vjen nga hapja e konit.

 

Vëllimi Redakto

Vëllimi   i një koni të ngurtë është i barabartë me një të tretën e shumëzimit të syprinës së bazës   dhe lartësisë  

 

Në matematikën moderne, formula mund të llogaritet duke përdorur metoda të analizës matematike e cila merret sipas integralit:

 

Pa përdorur analizën matematike formula mund të nxirret prej parimit të Kavalierit.

Koni i gradës së dytë Redakto

Koni i gradës së dytë quhet sipërfaqja e gradës së dytë që përcaktohet me ekuacionin në formën kanonike [1]:  .

Përndryshe koni i gradës së dytë figurativisht është figurë e përbërë nga dy kone që kanë kulm të përbashkët dhe qëndrojnë normal (mbyllin këndin 90) me planin që xOy. Vija të gradës së dytë përfshijnë:

  • Rrethi :  ,
  • Elipsa :  ,  ,
  • Parabola :  ,
  • Hiperbola :  .

Këto forma standarde mund të shkruhen në barazime parametrike:

  • Rrethi :  ,
  • Elipsa :  ,
  • Parabola :  ,
  • Hiperbola :   ose  .

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ Ismet Dehiri : Matematika I dhe II. Prishtinë, 1979