Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen, përshkrimin, klasifikimin, dhe komunikimin e rezultateve financiare. Kontabiliteti si disciplinë është një fushë shumë e gjerë dhe në kohën e sotme në vete ngërthen disa degë. Në përgjithësi roli i kontabilitetit është që t'iu ndihmojë menaxherëve, investitorëve, autoriteteve shtetërore të taksave dhe njerëzve apo grupeve të njerëzve vendim marrës të marrin vendime më të sigurta duke u bazuar në të dhënat kontabël. Auditimi është disciplinë e ndërlidhur por e ndryshme nga kontabiliteti. Auditimi ka dy nën disciplina që janë: auditimi internal dhe auditimi eksternal. Me auditimin eksternal nënkuptojmë analizën dhe kontrollin e të dhënave kontabël nga njerëz, grupe njerëzish apo institucione që janë nga jasht kompania së cilës i bëhet auditimi. Ky lloj auditimi bëhet më së shumti nga ana e shtetit edhe ate nga ana e institucionit për taksa dhe tatime si dhe nga investitorë të mundëshëm në kompaninë që auditohet. Me auditimin internal nënkuptojmë mbledhjen dhe analizën e të dhënave kontabël të kompanisë nga ana e njerëzve apo grupeve të njerëzve që cilët janë pjesë e asaj kompanie. Gjat këtij auditimi tentohet gjithmonë të arrihet një neutralitet i vlerësimit të të dhënave nga auditimi sepse këto të dhëna menaxhmentit të kompanisë i nidhmojnë që të shohë nivlein në të cilin gjendet kompania qoft krahasuar mes kompanive të tjera, qoftë krahasuar mes periudhave të ndryshme kohore të vet kompanisë ose krahasuar me planet e parakrijuara. Profesionisti që merret me kontabilitet quhet kontabilist. Në vendet tona si dhe në botë gjenden shumë trupa profesionale të kontabilitetit.