Kornel Nepoti
Cornelii Nepotis
( 100 p.e.s - 27 p.e.s )

Është historian dhe shkrimtar romak me prejardhje nga Longobardia. Ai jetoi në Romë por rrinte larg jetës politike e administrative romake. Ishte mik i Ciceronit, poetit të shquar Katulit dhe pronarit të njohur romak Pompos Atikut. Jetën e tij ja kushtoi studimeve letrare dhe historike. Nga veprat e shumta të tij deri në ditët tona (2005) janë ruajturnjë numër i vogël. Ndërveprat e tija të mëdha që tani nuk gjendet më ishte "Chronica" (Kronika) e shpërndarë në tre libra dhe që paraqesin një përmbajtje kronike të historisë botërore të asaj kohe. Kronikat tregoin nga koha mitologjike e Greqisë e deri te ditët e viteve në të cilat jetoi autori. Po ashtu një pjesë e veprës së tij "De viris illustribus" (Mbi njerëzit e shquar) që përbëhej nga 16 libra nzuk gjindet më. Pjesa e ruajtur e kësaj vepre bënë fjalë për prirësit shquar të huaj (Liber de exeellentibus ducibus exteranum gentium) dhe në të janë prezentuar 25 biografi të komandantëve ushtarakë që në përgjithësi këto janë biografi të ushtarëve helenë.

  • Nepoti shkroi edhe biografin e Katonit (Vita Catonis) dhe të Ciceronit (Vita Ciceronis) si dhe veprën "Exempla", një koleksion anekdodash historike dhe kuriozitetesh të vjetra të shpërndarë së paku në pesë libra
  • Nepoti në bografitë e shkruara gjatë përshkrimit të jetës së personazheve është i përciptë, dhe jo rrallë nuk rrespekton rendin kronologjikë të fakteve dhe nuk i dokumentonë shkrimet e tij shpeshë. Për këto shkaqe edhe puna e tij nuk ka pasur ndonjë vlerë të madhe historike.
  • Nepoti në vepren Vitae (Jetët) përmend Epirin tërthorazi duke treuar në librin e XXV Atticus se si Pompon Atiku nuk kishte ndonjë pro në Itali porse të gjitha financimet i rrjedhnin nga Epiri dhe pasuria në Romë .

Tituj të veprave Redakto

  • "Chronica"
  • Jetët
  • "Vita Catonis"
  • "Vita Ciceronis"

Burim i të dhënave Redakto