Korporata Energjetike e Kosovës
Korporata Energjetike e Kosovës - KEK është një kompani shtetërore që furnizon me rrymë elektrike (elektricitet) tërë Kosovën. KEK-u prodhon elektricitetin prej qymyri (linjiti). Nxjerrja e qymyrit nga basenet nëntokësore të qymyrit (zgafella), ka filluar në fshatin Hade me 1922. Të gjithë minierat e KEK-ut shtrihen në afërsi të qytetit të Kastriotit. Sot KEK-u ka dy termocentrale: "Kosova A" dhe " Kosova B". Termocentralet janë ndërtuar dhe të lëshuara në punë në mes të viteve 1960-1984 dhe janë të lokalizuara afër minierave të qymyrit, rreth 10-15 km larg nga Prishtina. Distribucion i KEK-ut u themelua në vitin 1958. Selia e kësaj organizate ishte në Prishtinë. Trafostacioni i parë në Kosovë është ngritur në Ferizaj (1922) me fuqi 25 kVA. Tani Distribucionet e KEK-ut shtrihen në shtatë qendra të Kosovës: në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Pejë, Prizren dhe në Mitrovicë.
Historia Redakto
Kosova disponon me një potencial të konsiderueshëm energjetik të qymyrit (linjitit). Po ashtu, posedon edhe burime të tjera, duke përfshirë edhe një hidropotencial simbolik. Rezervat e qymyrit shtrihen në dy basene të qymyrit në Kosovë, por qymyri sot, eksploatohet vetëm në Basenin e Prishtinës, në Minierat Sipërfaqësore në Bardh dhe Mirash. Minierat shtrihen në një sipërfaqe të hapur dhe shkalla e efektshmërisë së nxjerrjes së qymyrit është shumë e lartë. Rezervat e qymyrit (linjitit) në Kosovë kryesisht shfrytëzohen për prodhimin e energjisë elektrike në dy termocentralet (rreth 85 %). Termocentralet, të ndërtuara dhe të lëshuara në punë, në mes të viteve 1960-1984, janë të lokalizuara afër minierave të qymyrit, rreth 10-15 km larg nga Prishtina[1]. Kek enegjija kosovare ka sot rreth 7501 punëtor.