Krijimi i një lidhje VPN në Sistem Operativ Fedora

Në shumë kompani përdorën serverat VPN PPTP sepse janë shumë te thjeshte për tu konfiguruar.

Për te krijuar një lidhje VPN veprohet si me poshtë :

  • 1. Logohesh si user root, dhe instalohet paketa pptp, e cila përmban çdo gjë te nevojshme për te krijuar një lidhje VPN :
suyum install pptp
  • 2. Konfigurohet file i cili ndodhet në /etc/ppp/peers, filet që do konfigurohet i japim një emër çfarëdo, për shembull praktikavpn :
vim /etc/ppp/peers/praktikavpn

Në ketë file, vendosim te gjithë konfigurimin për te krijuar një lidhje persistente. Në vend te VPN_URI vendosim URL ose IP adresën e serverit VPN. Në vend te USER do te vendosim username-in VPN, në vend te remotename do te vendosim praktikavpn.

pty "pptp VPN_URI --nolaunchpppd"
require-mppe-128
përsist
maxfail 0
name USER
remotename praktikavpn
file /etc/ppp/options.pptp
logfile /var/log/vpn.log
  • 3. Duhet te vendoset informacioni sekret CHAP nga VPN server :
vim /etc/ppp/chap-secrets

Në ketë file vendosim username-in dhe password-in, si në formën e mëposhtme :

USER remotenane password

Nëse duam te lidhemi me MSCHAP-2 server shkruajmë :

pppd call myvpn
  • 4. Nëse do ketë probleme me lidhjen, do shihet file /var/log/vpn.log, dhe inconfig nëse lidhja është realizuar me sukses. Për tu shkëputur përdoret komanda :
killall pppd

Mbas disa sekondash lidhja VPN do te shkëputet.

Bibliografia dhe Referime Redakto