Kristaq Dishnica vdiq më 25 gusht 1907. Vdekja e tij sipas disa burimeve ishte një shkak që mërgata shqiptareShBA të krijojë strukturën e Kishës ortodokse që shërbimet e saja i kryen në gjuhën shqipe.

Jeta Redakto

Pasoja Redakto

Pas vdekjes së Kristaqit, për shkak të aktiviteteve të tij, priftërinjtë e kishës së përbashkët të shqiptarëve dhe bizantinëve tjerë të mbetur nën kishën greke, nuk pranonin kryerje ritet fetare të varrosje. Në këto rrethana, mërgimtarët ndër të cilët vetëdija kombëtare ishte rritur në një shkallë më të lartë, nëpërmjet Risto Kokit kërkuan ndihmen e Kishës Ortodokse të Sirisë gjegjësishtë nga kisha përfaqësuese e saj në Boston (Worcester). Pas marrëveshjeve dhe mosmarrëveshjeve mërgimtarët tubohen në objektin e Kishës siriane duke pritur priftin e saj. Në mungesë të priftit Kozma Angello mbanë ritin fetarë në gjuhën shqipe.