Kryengritja e Kurbinit ishte lëvizje e armatosur e viteve 1905-1907 kundër zgjedhës së rëndë fiskale të shtetit turk.

Historia Redakto

Filloi kur përfaqësuesit e popullsisë së Kurbinit, të mbledhur në fshatin Gjonëm, u kumtuan autoriteteve osmane se nuk do të paguanin taksën e bagëtisë, të shërbimit ushtarak dhe të dhjetën. Me popullsinë katolike të Kurbinit u bashkua dhe populli mysliman i Krujës, të cilët për shkak të terrorit të ushtrisë osmane, u detyruan të tërhiqen në male. Përpjekjet e kryepeshkopit katolik të Durrësit që kërkoi nga malësorët t’i bindeshin sulltanit dhe të ndërprisnin qëndresën, nuk dhanë rezultat. Pas qëndresës së fortë, në maj 1907, autoritetet osmane u detyruan të bënin lëshime; shpallën faljen e kryengritësve, hoqën taksën mbi bagëtinë dhe shtesën mbi taksat e tjera.

Perfaqësuesit Redakto

Lidhje te jashtme Redakto

Literatura Redakto