The Lord of the Rings (Shqip: Kryezoti i Unazave) është një roman i përbërë nga tri vëllime (Besëlidhja e Unazës, Dy Kullat dhe Kthimi i Mbretit) i shkruar nga J. R. R. Tolkien1954 dhe 1955.

Kryezoti i unazave
Dizajni i kopertinave për tre volumet e Kryezoti i unazave
AutorJ. R. R. Tolkien
Titulli origjinalThe Lord of the Rings
PërkthyesI. Baçi
ShtetiAngli
GjuhaAnglisht
ZhanriFantazi
BotoiAllen & Unwin
Faqe1216
Unaza

Gjithçka filloi me krijimin me unazave te bukura... tri iu ishin dhëne elfëve-mbretër... shtate iu ishin dhëne xhuxheve... kurse nënte iu ishin dhëne njerëzve. Përmes këtyre unazave ishte caktuar qe te gjithë te udhëheqin secili nga një gare mbretërore. Mirëpo te gjitha ato ishin te mashtruara ngase mbreti i erret Sauron ne fshehtësi fërgoi një unaze me te fuqishmen ne mënyre qe ti udhëheq te gjitha te tjerat... një unaze qe ti rregulloj te gjitha te tjerat. Filluan vendet e lira temës-tokës te shkatërroheshin por ishin disa qe rezistonin, aleanca e fundit u mblodh se bashku me kukudhët si dhe njerëzit marshuan drejt Mordor-it dhe ushtrisë se saj te përbëre nga orks krijesa te egra te mbretit te erret... filloi lufta dhe fitorja ishte afër por fuqia e unazës nuk ishte e shkatërruar mbreti Sauron doli ne shesh dhe filloi luftim e hatashëm duke mbytur pamëshirshme... mirëpo ndoshi ne atë moment kur te gjitha shpresat ishin shuar. Elendil mbreti i popullit Gondor dola para Sauron por ky i fundit me një goditje e mbyt atë... dhe me pas ai Isildur djali i mbretit morri shpatet e babait te tij dhe derisa Sauron u përpoq ta kapte atë ne fyt me dorën ne te cilën kishte unazën Isildur me shpatën e thyer te babait te tij preu gishtat e Sauron ne te ku ishte e vendosur unaza... dhe ajo me pas ne një mënyre te hatashme ra ne toke duke shkatërruar te gjithë armiqet e popujve te mes-tokës.

Unaza erdhi tek Isildur ku kishte shansin e tij te vetëm qe ta shkatërroj fatkeqësinë përgjithmonë ne zjarret e Maleve te fatkeqësisë... por zemrat e njerëzve lehte blihen. Dhe Isildur si i tille mbajti unazën e cila kishte te vetmin qellim qe te arrinte tek zotëruesi i vetëm i saj dhe si e tille ajo ia solli vdekjen Isildur-it. Unaza ra ne një lum me pas duke u harruar kështu për 2500 vite vetëm atëherë kur erdhi shansi qe ta përvetësoj një mbajtës te ri.

Unaza erdhi tek krijesa Gollum i cili e mbajti atë thelle diku ne malet e mjegulluara, dhe unaza ia kishte bere Gollum-it një jete jonormale... për 500 vite ia kishte helmuar mendjen e tij... por me pas diçka ndoshi dhe unaza nuk vazhdoi me ajo e braktisi Gollum-in i cili e humb unazën diku ne shpellën e vet. Dhe unaza me pas erdhi tek krijesa me e pa dashur e imagjinuar një Hobit Bilbo Baggins nga Shaira.

Romani është një libër i jashtëzakonshëm, që shkon përtej kohës, i qartë dhe enigmatik, i thjeshtë e sublim. Ky libër i dhuron lexuesit atë që proza e shekullit tonë dukej e paaftë t’ia dhuronte, aventura në vende të largëta e të tmerrshme, episode alegrie të pafund, sekrete të frikshme që shpalosen pak nga pak, dragonj mizorë dhe pemë që ecin, qytete prej argjendi e diamanti afër varrezash të frikshme ku prehen qenie që të tmerrojnë vetëm sa t’i përmendësh, ushtri të shkëlqyeshme e të errëta. Të gjitha këto në një botë imagjinare, por të ndërtuar me një kujdes aq skrupoloz sa e bën këtë botë krejtësisht të vërtetë, pasi përtej simboleve të saj fshihet një realitet që reziston përtej e pavarësisht historisë ai i luftës së pamëshirshme mes të mirës e të keqes. Legjendë e përrallë, tragjedi e poemë kavalereske, romani i Tolkien është në të vërtetë një alegori e njerëzimit që na ripropozon mitet antike me një këndvështrim modern.

Romani Kryezoti i unazave është shitur në të gjithë botën mbi 120 milion herë. Në gjuhën shqipe u botua nga shtëpia botuese "Dudaj" përkthyer nga I. Baçi.

Romani gjithashtu u xhirua në vitin 2001 (The Fellowship of the Ring), në vitin 2002 (The Two Towers) dhe në vitin 2003 (The Return of the King) nga Peter Jackson dhe ka qenë shumë i suksesshëm, të tre filmat së bashku janë shpërble me 17 Oskara dhe ka fituar mbi 2,9 miliard dollar në kino.

Shiko edhe Redakto


Referime Redakto