Italia nuk ka ekzistuar si shtet deri më 1861 kur u bashkua. Për shkak të këtij bashkimi të vonuar, dhe autonomisë historike të regjoineve që tani e përbëjnë Gadishullin italian, shumë tradita dhe kultura që tani identifikohen si Italiane mund të identifikohen nga regjionet nga kanë ardhur. Me gjithë izolimin social dhe politik të këtyre regjioneve, kontributet e Italisë në trashëgiminë kulturore dhe historike të Europës mbeten shumë të mëdha. Italia është vendi me më së shumti trashëgimi kulturore në UNESCO (41 deri më tani).

Arti Vizual Redakto

 
Raffaello

Piktura Italiane karakterizohet me ngjyra të ngrohta dhe dritë, siç dëshmojnë punimet e Caravaggios dhe Titianit, dhe preokupim me figura fetare. Piktura Italiane ka dominuar në Europë për qindra vjet. Artistë të njohur gjatë kësaj kohe përfshijnë Michelangelo, Leonardo da Vinci, Donatello, Botticelli, Fra Angelico, Tintoretto, Caravaggio, Bernini, Titian dhe Raphael. Pastaj Italia provoi nënshtrim të vazhdueshëm nga fuqi të huaja që shkaktoi zhvendosje të vëmendjes tek qështjet politike, duke çuar deri te humbja e autoritetit artistik të saj në Europë.

Letërsia Redakto

me bazat e gjuhës Italiane mederne të themeluara nga poeti Dante Alighieri, vepra më e madhe e të cilit, Divina Commedia, konsiderohet si një ndër veprat më të mëdha të krijuara në Europë gjatë kohës së Mesjetës; shkrimtarët dhe poetët Giovanni Boccaccio, Giacomo Leopardi, Alessandro Manzoni, Torquato Tasso, Ludovico Ariosto, dhe Petrarch. Filozofë të rëndësishëm përfshihen Giordano Bruno, Marsilio Ficino, Niccolò Machiavelli, dhe Giambattista Vico. Figura letrare moderne janë : poeti nacionalist Giosuè Carducci më 1906, shkrimtari realist Grazia Deledda më 1926, autor i teatrit modern Luigi Pirandello më 1936, poetët Salvatore Quasimodo më 1959 dhe Eugenio Montale më 1975, autori teatral Dario Fo më 1997, etj [1].

Shih dhe këtë Redakto

Burime të dhënash Redakto

  1. ^ "All Nobel Laureates in Literature". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)