Kyçet e njeriut janë lidhës mes eshtrave të njerëzve në të gjitha pjesët e skeletit. Kyçet mundësojnë gjithashtu lëvizjen midis eshtrave.

Kyçet e njeriut

Ndërtimi i kyçve Redakto

Në të gjitha kyçet takohen të paktën dy eshtra, të cilat i ndan një e çarë e ngushtë e kyçit. Ato pjesë të eshtrave që takohen janë të mbuluara nga kërce. Kërcja është e fortë dhe rrëshqitëse dhe bën që sipërfaqet t'i qëndrojnë konsumimit dhe të rrëshqasin lehtë kundrejt njëra-tjetrës. Në të çarën e kyçit ka pak lëng që i lehtëson akoma më tej lëvizjet e eshtrave . Lëngu i kyçit furnizon gjithashtu kërcen me oksigjen dhe lëndë ushqyese.

Funksioni i kyçeve Redakto

Çdoherë që ashti shtyp kyçin, ky lëng derdhet me vrull prej poreve dhe bën që sipërfaqja e kyçit të rrëshqas si në vajë. Kyçi rrethohet nga një cipë indi lidhës që quhet kupë e kyçit. Pjesa e brendshme e kupës së kyçit është e veshur nga cipa e kyçit. Kyçe të ndryshme lejojnë lëvizje të ndryshme. Disa kanë lëvizshmëri të madhe në drejtime të shumta, ndërsa të tjerat lejojnë vetëm lëvizjen përpara dhe mbrapa, si për shembull kyçi i gjurit.

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

  Commons: joints – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale