Lëndët djegëse janë substanca të cilat gjatë djegies lirojnë nxehtësi ose formë tjetër të energjisë. Burimet kryesore janë : qymyri, gazi natyror, nafta. Këto quhen lëndë fosile dhe nuk munden të rigjenerohen. Nafta dhe gazi natyror plotësojnë 65 % të nevojave të përgjithshme, qymyri 25 %,burimet e energjise qe regjenerohet (energjija e ujit,eres,biomases,gjeotermale etj)6% dhe energjia bërthamore 4 %.

Njëlloj si qymyrguri nafta dhe gazi natyror prejardhjen e kanë nga gjallesat. Në ndryshim nga qymyrguri këto janë formuar nga gjallesa të vogla bimore dhe shtazore që janë depozituar përpara miliona vjetësh në fundin e deteve të cekëta. Aty në veprimin e mikroorganizmave të trysnisë së lartë dhe të temperaturës, lënda organikë është shndërruar në një përzierje të ndërlikuar substancash të tjera ku mbizotërojnë hidrokarburet.