Labinot Harbuzi (4 prill 1986 - 11 tetor 2018)[1] ishte futbollistë suedezë me prejardhje kosovare i cili luajti si mesfushor. Ai luajti në klubin holandezë Feyenoord për pesë vjet, në ligën turke Süper Lig tri vjet dhe në Allsvenskan pesë vjet.

Labinot Harbuzi
Të dhënat vetjake
Datëlindja4 prill 1986
VendlindjaLund, Suedi
Data e vdekjesGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
VendvdekjaMalmö, Suedi
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniMesfushor
Karriera me të rinjtë
1992–1993Håkanstorp IK
1994–1998Malmö BI
1999Falkenbergs FF
2000–2001Malmö FF
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2002–2006Feyenoord0(0)
2004–2005SBV Excelsior (huazim)9(0)
2006–2009Malmö FF53(4)
2009–2011Gençlerbirliği SK40(4)
2012Manisaspor5(0)
2012Syrianska FC3(0)
2013KSF Prespa Birlik5(2)
2016Melaka United11(2)
Karriera ndërkombëtare
2001–2003Suedia U1720(5)
2004Suedia U195(1)
2006–2009Suedia U216(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Biografia Redakto

Labinot Harbuzi ka prejardhje kosovare, lindi në Lund, por u zhvendos në RosengårdMalmö.

Karriera Redakto

Feyenoord Redakto

Në moshën 15 vjeçare, Labinoti shkoi për të luajtur për klubin Feyenoord, ku luajti në skuadrën e rinisë.[2][3]

Malmö FF Redakto

Në pranverën e vitit 2006, ai u kthye në skuadrën Malmö FF.

Gençlerbirliği Redakto

Më 11 korrik 2009, ai nënshkroi për klubin turk Gençlerbirliği SK pasi refuzoi të zgjasë kontratën me Malmö FF. Ai thuhet gjithashtu se ka qenë në një mosmarrëveshje me udhëheqjen e Malmös. Në prill 2011, Labinoti u pajtua se ai është grindur me ndihmësin e Gençlerbirliğis. Ai tha në të njëjtën intervistë se ai dëshiron të shkojë përpara në karrierën e tij. Ai prishi kontratën me klubin në dhjetor të vitit 2011.

Manisaspor Redakto

Në janar 2012 nënshkroi kontratë tre mujore me klubin turk Manisaspor.

Syrianska FC Redakto

Në gusht 2012 nënshkroi kontratë të shkurtë me klubin Syrianska FC pasi ishte pa klub dhe pastaj kontrata e tij me Manisasporin u skadua.[4] Megjithatë, ai u largua nga klubi në fillim të nëntorit 2012 pasi nuk mori një vend në ekip.[5][6]

KSF Prespa Birlik Redakto

Gjatë sezonit të verës më 2013, Labinoti ishte pa kontratë, por ai luajti katër ndeshjet e fundit para pushimit të verës në KSF Prespa Birlik në divizionin e 2-të.[7][8]

Melaka United Redakto

Në nëntor 2015, Labinoti nënshkroi kontratë me klubin malajzesë Melaka United.[9] Ai humbi 5 ndeshje të para të ligës së sezonit 2016 për shkak në lëndimi që kishte.[10][11] Ai shënoi golë në debutimin e tij në minutën e 46-të në një ndeshje kundër UiTM F.C. ku Melaka United fitoi 3-1.[12][13][14] Sidoqoftë ai u lirua nga Melaka United në fund të vitit 2016, duke luajtur vetëm një sezon për klubin.[15]

Vdekja Redakto

Më 11 tetor 2018, Harbuzi u gjet i vdekur në shtëpinë e tij.[16] Ai ishte transportua me ambulancë në spital, por nuk mundi të mbijetoj.[16]

Referime Redakto

  1. ^ "Labinot Harbuzi död – blev 32 år". Aftonbladet. 11 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Harbuzi spelade aldrig i Feyenoords A-lag, se "Labinot Harbuzi keert terug naar Zweden". feyenoord.nl. 25 mars 2006.
  3. ^ "Labinot går i Zlatans fotbollsspår". U publikua Dagens Nyheter më 19 prill 2003.
  4. ^ "Harbuzi till Syrianska". Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2012. Marrë më 29 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Han har inte varit någon hit i Syrianska FC. Nu lämnar Labinot Harbuzi - som inte vet vart han hamnar.". Fotbollstransfers.com. U publikua 2012-11-06.
  6. ^ "Syrianska FC förhandlar med de spelare man vill ha, Harbuzi har redan lämnat". Fotbollstransfers.com.
  7. ^ "Officiellt: Labinot Harbuzi till Prespa Birlik". U publikua Fotbolltransfers më 8 qershor 2013.
  8. ^ "Harbuzi laddar om i svenska division två". U publikua më 29 qershor 2013 në Expressen.
  9. ^ http://fotbolltransfers.com/site/news/57036
  10. ^ "'Labi' Diharap Perkukuh Jentera Tengah Melaka United". 2 mars 2016. Marrë më 6 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Spasojevic boleh beraksi lawan Sime Darby". 10 shkurt 2016. Marrë më 6 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Melaka United kekal rekod tanpa kalah". 5 prill 2016. Marrë më 6 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Melaka United Lonjak Ke Tangga Ketiga Liga Perdana". 5 prill 2016. Marrë më 6 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "KL stay on top, Negeri and Melaka keep chase - Goal.com". Goal.com. Marrë më 2016-04-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Melaka axe Harbuzi.
  16. ^ a b "Förre MFF-spelaren Labinot Harbuzi död". expressen. 11 tetor 2018. Marrë më 11 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)