Final Fantasy VII – Last Order (Fantazia e Fundit – Urdhëri i Fundit - ラストオーダー -ファイナルファンタジーVII- Rasuto Ōdā -Fainaru Fantajī VII) është një film i tipit anime, krijuar, prodhuar dhe zhvilluar nga Square Enix, si një film shtesë e lojës Final Fantasy VII dhe Final Fantasy VII Advent Children. Filmi anime përfshihet në pjesën e Compilation of Final Fantasy VII. Filmi anime është një prodhim origjinal i Square Enix dhe është shfaqur në Japoni pak para filmit Final Fantasy VII Advent Children si Advent Pieces: Limited“Ultimate Edition”, ndërsa në Amerikën Veriore është përfshirë nën titullin e Advent Children.

Last Order -Final Fantasy VII-
Logo e Final Fantasy - Last Order.
Rasuto Ōdā - Fainaru Fantajī VII
GjiniaAnime, Aksion.
Luajnë
ShtetiJaponi
Gjuha në prodhimin origjinalJaponisht
Nr. i episodeve1 OVA
Prodhimi
Kohëzgjatja22
Kompania e prodhimitSquare Enix
Transmetimi
Transmetimi origjinalNuk dihet.

Filmi përfshin historinë e Cloud Strife, Tifa Lockhart, Zack Fair, grupit Turks dhe Sefiroth-it, ku ngjarjet zhvillohen në të shkuarën e personazheve. Si kujtime të kryetarit të grupit të Turks, filmi sqaron dy histori në formën e kujtimeve. Një nga kujtimet ka të bëjë me ngjarjet e ndodhura 5 vjet më parë (pesë vjet lidhur me ngjarjet në lojën Final Fantasy VII), në Nibelheim. Sefirothi pasi humb dhogjikën (shkaqet janë të tjera, por në film personazhët nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh), shkatarron fshatin e Tifës duke vrarë çdo kë që gjen përpara. Kjo pjesë e filmit përfshin gjithashtu një betejë të Zack dhe Sefirothit, ku ky i fundit del fitimtar. Më pas Cloud plagos Sefirothin. Sefirothi zhduket nga skena në mënyrë të dyshimtë, edhe pse lojtarët që kanë përfunduar Final Fantasy VII, e dinë që ai do të shfaqet përsëri. Kujtimi tjetër ka në bazë, përpjekjen e vështirë të Cloud dhe Zack për t’u arratisur nga ushtarët e Shinrës dhe grupit Turks.

Final Fantasy VII - Last Order është një film i shkurtër me një kohë-zgjatje rreth 22 minuta. Historia është praktikisht e pakuptueshme për ata që nuk kanë luajtur lojën dhe një gjë e tillë vlen edhe për Final Fantasy VII Advent Children. Edhe pse kjo nuk do të përbënte asnjë problem për adhuruesit e FF VII. Ky film i shkurtër anime, shërben gjithashtu për të bërë një lidhje të FF VII me lojën për PlayStation Portable, Before Crisis - Final Fantasy, një lojë kjo që ka në qëndër të saj grupin Turks.

Historia Redakto

Kujdes: Materiali i mëposhtëm mund të përmbajë revelacione dhe zbulime të filmit.

Ngjarjet zhvillohen pesë vjet përpara se Final Fantasy VII të fillojë. Për personat që nuk kanë luajtur lojën është shumë e vështirë të orjentohen me situatën dhe se çfarë po ndodh. Historia përfshin dy kujtime në të shkuarën e kryetarit të grupit të Turks, Tseng dhe detyrimisht filmi ndahet në dy kujtime që tregohen paralel në film.

 
Tifa Lockhart.
 
Zack Fair.
 
Cloud Strife.

Kujtimi i Parë: Në të vërtetë filmi hapet me arratisjen e Zackut dhe Cloudit, por për të bërë një lidhje llogjike të filmit, duhet të dihet se çfarë po ndodh dhe kjo spiegohet shumë bukur me ngjarjet në Nibelheim. Sefirothi, i parë si hero nga njerëzit, në një akt çmendurije, fillon të vrasë të gjithë banorët e fshtatit ku ai dhe Zack kishin shkuar si eksplorues (nën rangun e ushtarëve të Shinrës). Aty ata takohen me Tifën që shërben si një udhërrëfyes për ta. Kur Sefirothi fillon nga aktet brutale, fshati përfshihet nga flakët. Tifa është ndër të mbijetuarit. Në një bisedë me një nga të mbijetuarit e tjerë të fshatit, ajo merr vesh se babai i saj ndodhet në mal, pranë raktorit të makos. Tifa drejtohet andej pa marrur parasysh rrezikun se edhe Sefirothi ndodhet në të njëjtin vënd. Kur arrin në reaktorin e makos të Shinrës, Tifa gjen babain e saj të vdekur. Në inat e sipër, rrëmben shpatën e Sefirothit dhe kërkon hakmarrje, por ajo nuk mund të krahasohet me fuqinë e kundërshtarit të saj. Sefirothi nuk e ka të vështirë të përplas tutje Tifën. Ai vazhdon i qetë në brendësi të ndërtesës. Zack ndërkoh ka marrur vesh se çfarë ka ndodhur. Ai shkon në ndihmë të Tifës, dhe vendos se Sefirothi duhet ndaluar. Ky i fundit, pas një beteje të shkurtër, humbet dyluftimin dhe dëmtohet rëndë. Sefirothi nuk merret shumë me të dhe kthehet te "nëna e tij" Jenova (shqiptimi Xhenova). Pasi komunikon me "nënën e tij", në një moment hutimi, goditet në shpinë nga Cloud. Cloud duke kujtuar se Sefiroth kishte dalur jashtë loje, shkon të shikojë se si është Tifa. Sefiroth ngrihet në këmbë edhe një herë dhe e plagos shumë keq Cloudin, ndërsa vetë humbet në reaktorin e makos. Më pas Hojo, një nga doktorët e Shinrës që merret me kërkime të ndryshme (nuk theksohet por kërkimet janë të tipit gjentik), vendos të përdorë Cloud dhe Zack si kavje për eksperimentet e tij në lidhje me Teorinë e Ribashkimit të Jenovës. Pas katër vjetësh, Zack do të arrijë të arratiset. Ai vendos të marrë me vete edhe mikun e tij të hutuar Cloud.

Kujtimi i Dytë: Zack tërheq Cloud zvarrë ndërkohë që të dy gjëmohen nga forcat e Shinrës. Cloud është jo efiçent dhe nuk lëviz fare, edhe pse nuk spjegohet se çfarë shoku ka kaluar ai. Zack është shumë më superior ndaj ushtarëve të thjeshtë të Shinrës dhe arrin t'i mposhtë ata pa vështirësi. Më pas të dy vazhdojnë përpara. Situata bëhet pak më e komplikuar kur grupi Turks shfaqen në skenë. Zack rrëmben një motçikletë dhe bashkë me Cloud arrijnë të arratisen pas shumë mundimesh. Më pas me një kamjon të një qytetari të thjeshtë ata shpresojnë të shkojnë në Midgard, ku Zack shpreson të takojë të dashurën e tij Aerith Gainsborough. Ai vazhdimisht bën lojra fjalësh me Cloud që akoma nuk përmendet nga tronditja (nuk ka asnjë spjegim të tronditjes). Ushtarët e Shinrës i bëjnë pritë të dy të arratisurve dhe pavarsisht urdhërit për mosveprim të Turks, ushtarët ndeshen me të dy dhe Zack humbet jetën nga plagët e rënda. Ushtarët e Shinrës vendosin të lejnë Cloudin të vdesi vetë, kur e shikojnë se ai nuk reagon. Në raport shkruhet se Zack ishte neutralizuar dhe se Cloudi ishte arratisur në kushte të këqija gjatë luftimeve. Kur Cloud mbet vetëm, duket se ai e merr veten dhe arrin të përfundojë në Midgart. Aty ai takohet me Tifën. Ajo e bind Cloudin të punojë për AVALANCHE, një organizatë rebele që lufton kundra Korporatës së Shinrës, dhe kështu Final Fantasy VII fillon.

Edhe një herë theksohet se filmi është shumë i vështirë për t'u kuptuar në se loja nuk është luajtur më parë. Prandaj edhe filmi është pjesë e Compilation of Final Fantasy VII, ku mendohet se personat që marrin paketën e shtesave të FF VII, kanë luajtur më parë lojën dhe një gjë e tillë vlen edhe për Final Fantasy Advent Children.

Dubluesit Redakto

  • Kenichi Suzumura : Zack
  • Takahiro Sakurai : Cloud Strife
  • Toshiyuki Morikawa : Sephiroth
  • Ayumi Ito : Tifa Lockhart
  • Hiroshi Fujioka : Zangan
  • Junichi Suwabe : Tseng
  • Keiji Fujiwara : Reno
  • Taiten Kusunoki : Rude
  • Nachi Nozawa : Profesori Hojo
  • Atsushi Imaruoka : Ushtarët e Shinrës
  • Daisuke Kirii : Ushtarë të tjerë të Shinrës
  • Daisuke Namikawa : Antarë të grupit Turks (Rod)
  • Ginpei Sato : Antarë të grupit Turks
  • Keiji Okuda : Ushtarë i Shinrës
  • Mayuko Aoki : Antarë të grupit Turks
  • Megumi Toyoguchi : Antarë të grupit Turks
  • Ryuji Mizuno : Komandant i pa emëruar
  • Youhei Tadano : Fshatarë të ndryshëm

Shiko edhe Redakto

Seritë

Shiko gjithashtu

Lidhje të jashtme Redakto