Letrat me vlerë janë aksione si pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare; (b) "letra borxhi" si instrument që krijon ose konfirmon borxhin që është emetuar ose propozohet për t’u emetuar nga një shoqëri që përfshin, në veçanti, letra borxhi me maturim mbi një vit; (c) "letrat me vlerë të qeverisë dhe të borxhit publik" si hua, obligacione dhe instrumente të tjera që krijojnë ose vërtetojnë borxhin e emetuar nga Qeveria shqiptare ose për të, ose nga një shoqëri publike, si dhe letrat me vlere të emetuara nga Banka e Shqipërisë; (ç) "garanci" si e drejta për të nënshkruar aksionet ose letrat me vlerë të borxhit, të paraqitura nga garantues, ose të tjera të ngjashme (garanci); (d) "kontratë mundësie" si çdo kontratë që krijon mundësinë për të zotëruar ose për të vënë në përdorim çdo letër tjetër me vlerë (opsion); (dh) "kontratë e së ardhmes" si e drejtë sipas një kontrate për zotërimin ose vënien në përdorim të ndonjë letre tjetër me vlerë, dorëzimi i së cilës do të bëhet në një datë të ardhshme dhe me një çmim mbi të cilin është rënë dakord në çastin e nënshkrimit të kontratës (futurës); (e) të drejtat sipas një kontrate, e cila nuk siguron dorëzimin e letrave me vlerë, por qëllimi i së cilës është të sigurojë fitim apo të shmangë humbjet, duke iu referuar luhatjeve në: (i) një indeks aksionesh apo faktorë të tjerë të ngjashëm lidhur me letra të tjera me vlerë; (ii) çmimin e letrave të tjera me vlerë; (iii) përqindjen e interesit të ofruar për paratë në depozita; (ë) çdo instrument tjetër që gjykohet nga Komisioni, për qëllimet e këtij ligji, si letër me vlerë, por nuk përfshin: (i) kambialet; (ii) bonot e thesarit me një maturim fillestar më pak se tre muaj; (iii) premtim-pagesat; (iv) certifikatat e depozitave të emetuara nga një bankë e licencuar nga Banka e Shqipërisë.

Çeku, Kambiali, Aksionet etj. Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike.

Pra, vlera në treg merret nga aksioni dhe jo nga bonot, sepse bonot nuk janë instrumente që mund të kenë vlerën e tyre, përderisa nuk ka një treg aksionesh dhe ky treg do të thotë në vlerën reale të tyre. Shtyrja për përdorimin e tyre mundësohet vetëm me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Në ekonominë e tregut, e me këtë edhe në marrëdhëniet juridiko-biznesore, letrat me vlere luajnë një rol mjaft të rëndësishëm. Pa letra me vlere nuk do te mund të mendohej qarkullimi bashkëkohor. Për shkak te rëndësisë se tyre, letrat me vlere ne punët juridiko-biznesore rregullohen me ligj. Letrat me vlere mund te krijojnë efekt juridik vetëm nëse krijohen ne formën e parapare me ligj.

Letrat me vlere rregullohen me Ligjin për Letrat me Vlere, por (pjesërisht) rregullohen edhe me Ligjin për Detyrimet, Ligjin për Ndërmarrjet, Ligjin mbi Tregun e Parasë dhe Kapitalit, Ligjin mbi Bankat.

Letrat me vlere janë dokumente te shkruara për të cilat dhënësi i tyre apo emetuesi i tyre obligohet qe prezantuesit apo deponuesit te tyre te ia përmbushe obligimin i cili është shkruar te letra me vlere.

Ndarja e letrave me vlere Redakto

  • 1. Sipas bartësit te se drejtës (për kënd është lëshuar) letra me vlere,
  • 2. Letrat legjitimuese dhe shenjat.
  • 1. Letrat sipas bartësve te se drejtës
    • a) letrat me emër,
    • b) letrat sipas urdhrit,
    • c) letrat sipas prurësit.

Letrat me emër Redakto

Ne këto letra ceket emri i bartësit te se drejtës pronësore juridike dhe autorizimet te cilat i përmban letra. Vetëm personi i cili është cekur ne letër është person i cili mund te realizoi te drejtën nga letra me vlere apo ket te drejte mund ta barte te tjetri me anën e cesionit.

Letrat me emër sigurojnë rregullsi dhe siguri ne qarkullim juridik dhe kjo është ane pozitive e letrës me emër. Ne anën tjetër këto letra kane edhe anën e dobët te tyre si është ajo se ngadalësojnë qarkullimin sepse nuk mund te barten lehte.

Letrat me vlere sipas urdhrit Redakto

Letrat sipas urdhrit barten lehte dhe mundësojnë një qarkullim me te shpejte juridik dhe kjo është përparësi ne krahasim me letrat me emër.

Ne këto letra ceket gjithashtu se kush është shfrytëzues i te drejtave nga letra (beneficieri) por ky shfrytëzues me anën e një deklarate ka mundësi qe ket letër me vlere ta barte te një person tjetër (me anën e indosimit, ne shpinën e letrës). Kjo bartje mund te vazhdoj me tutje me anën e indosimeve vijuese.

Letra sipas urdhrit mund te humbe cilësinë e urdhëresës se indosimit nëse ne letër shënohet “jo sipas urdhrit” (“recta klauzola”). Këtë klauzole e lëshon lëshuesi i letrës Letra e tille me vlere mund te bartet vetëm me cession civilo juridik.

Letrat me vlere sipas prurësit Redakto

Te letrat me vlere sipas prurësit nuk është cekur se kush është posedues apo pronari i letrës dhe pronar konsiderohet çdo person i cili e posedon këtë letër. Ne krahasim me dy llojet e parave te letrave me vlere, bartja e tyre është shume me e shpejte (lirimi nga formalitetet) dhe ne qarkullimin juridik kane me shume përparësi.

Këto letra kane edhe mangësitë e veta. Mangësi është është ajo se ne qarkullimin juridik nuk garanton siguri dhe shënohen raste kontestuese dhe keqpërdorime. Nëse humbe letra me vlere humbe edhe e drejta nga letra për shkak se posedues legjitim konsiderohet prurësi i letrës.

Për këtë shkak te mundësive te keqpërdorimeve, ligji përkufizon mundësinë e lëshimit dhe mënyrën e dhënies se letrës ne prurësin.

2. Letrat legjitimuese dhe shenjat Redakto

Keto letra jane dokumente sipas te cilave poseduesi i tyre eshte i autorizuar formalisht nga ana e leshuesit (dhenesit) te kerkoj kryerjen e veprimit i cili eshte cekur ne document (leter).

Keto dokumente mund te jene edhe sipas pruresit (mund te jene edhe ne emer) por nuk i kane karakteristikat e letres sipas pruresit, prandaj edhe quhen letra “jo te plota” sipas pruresit. Ne keto letra hyjne : biletat e trenit, aeroplanit, kinemase etj.

Shenjat legjitimuese esherbejene te deshmojne se kush eshte kreditor ne detyrim gjate krijimit te dhene. Ne rast te humbjes nuk humbe edhe e drejta per ta permbushur detyrimin nese mund te deshmohet ai detyrim (p.sh. shenja e gardereobes).

LETRAT KOMERCIALE, AKCIONET, FLETEOBLIGACIONET, KAMBIALI dhe CEKU si Letra me Vlere Redakto

- letra komerciale,
- fleteakcioni, (akcioni),
- fleteobligacioni, (obligacioni),
- fletearka, certifikati dhe fletekomercialja,
- fletelegjitimacioni, shenja legjitimuese, fletengarkesa dhe konosmani,
- kambiali,
- ceku.

Letra komerciale Redakto

Letra komerciale eshte nje document i shkruar qe sherben per te lehtesuar transferet e parave dhe te kredive. Keto letra komerciale sherbejne per te zavendesuar pagesen me para te gatshme dhe si instrument per zhvillimin e mardhenjeve kreditore.

Ne Letrat me te rendesishme Komerciale dallohen dy tipe :

- Premtimi (Promise) per te paguar para te caktuara, apo Certifikata per depozitim (Promissory note) dhe Urdheri per te paguar (par ate caktuara si eshte p.sh. ceku),
- Instrumenti negociator. Eshte nje leter me vlere ne forme te shkruar, i nenshkruar me premtim te pakushtezuar apo urdher per te pagauar para te caktuara.

Akcionet (Fleteakcioni) Redakto

Eshte nje leter me vlere e cila poseduesit i jep mundesi te marr pjese ne qeverisjen e nje subjekti juridik, shoqeri akcionare (ndermarrje, banke, organizate financiare, organizate te sigurimit) si dhe te marr pjese ne fitimin e sendertuar (dividentes). Akcionet shiten dhe blehen ne tregun ne tregun e kapitalit permes ofertes dhe kerkeses.

Permes shitjes se akcioneve formohet kapitali themelues. Poseduesi i (flete) akcionit nuk mund ti terhjek parate me te cilat i kane blere akcionet, por deri te mjetet mund te vije me shitjen e akcioneve (ne burse).

Akcionet mund ti emetoj :

- ndermarrja,
- banka,
- organizata financiare,
- organizata per sigurim,
- subjkekti tjeter juridik.

Akcionet duhet te permbajne keto elemente qenesore :

- shenjen qe eshte fleteakcion,
- shenjen e llojit te fleteakcionit,
- firmen dhe seline e emetuesit te fleteakcionit,
- firmen, emerin e bleresit te fleteakcionit,
- shumen e pergjitheshme te fleteakcionit,
- afatet per pagimin e dividentes,
- vendin, daten e emetimit dhe numerin serik te fleteakcionit,
- faksimilin e nenshkrimit te subjektit te autorizuar te emetuesit te fleteakcionit,
- te drejtat e poseduesit te fleteakcionit.

Fleteobligacioni Redakto

Eshte nje document i shkruar ne te cilin emetuesi eshte i obliguar qe subjektit te shenuar ne fleteobligacion sipas urdherit apo prezentuesit te fleteobligacionit ne diten e caktuar te ia paguaj shumen e caktuar te parave e cila eshte shenuar ne kuponin e anuitetit. Ne raste te cakuara mund te emetohet fleteobligacion i cili poseduesit te fleteobligacionit pervec kamates i jepet e drejat edhe per pjesemarrje ne fitimin e emetuest te fleteobligacionit. Fleteobligacioni, ne praktike, mund te emetohet me : garancion dhe pa garancion.

Ndermarrjet dhe subjektet tjera juridike mund te emetojne fleteobligacione ne emer te vet dhe llogari te vet. Bankat dhe organizatat e ndryshme financiare, fleteobligacionet mund ti emetojne ne emer te vet dhe llogari te vet, ne me rte vet dhe ne llogari te subjekteve tjera dhe ne emer dhe ne llogari te subjekteve tjera.

Bankat, organizatat financiare dhe ndermarrjet mund te japin garancione per permbushjen e detyrimeve ndaj posedueseve te fleteobligacioneve.

Fletobligacioni duhet te permbaje :

  • firmen, emrin dhe selin e emetuesit,
  • firmen, emerin e bleresit te fletobligacionit,
  • lartesin e norms se kamates,
  • perqindjen e pjesemarrjes ne fitim (nese eshte e percaktuar),
  • afatet e pagimit te kryegjese dhe kamates,
  • vendin dhe daten e emetimit me nr. serik dhe kontrollues te fletobligacinit.

Ne pjesen e pare te fleteobligacionit me garancion, shenohet firma dhe selia e garantuesit, ndersa ne pjesen e pasme dhenohen afatet e pagesave te kryegjese, katat dhe aniutetet.

Cka percaktohet (me ligj) me rastin e emetimit te fleteobligacineve :

  • shume e pergjithesheme e emetimit te fleteobligacioneve,
  • garancionet e dhena per fleteobligacionet,
  • menyra e emetimit te fletobligacioneve,
  • lartesia e kamates,
  • menyra e perllogaritjes se kamates dhe pagesa e kamates,
  • pjesemarrja ne fitim,
  • burimet e mjeteve nga do te paguhen fleteobligacionet,
  • mbrojta gjygjesore e kryegjese dhe te kamates,
  • mundesia e nderrimit te fletobligacioneve me letra tjera me vlere.

Fletearka Redakto

Eshte nje leter me vlere te cilen e emetojne banka shtetrore, organizatat financiare dhe organizatat tjera te autorizuara. Kjo letre me vlere permbane shumen e mjeteve monetare, afatin e caktuar per pagese si dhe normen e kamates. Me shitjen e ketyre letrave me vlere, emetuesi vjen deri mjetet monetare afatshkurtera. Banka shtetrore cakton me udhezim se cka duhet te permbaje fletearka.

Elementet e fletearkes jane :

- emertimi se eshte fletearke,
- firma dhe selia e emetuesit te fletearkes,
- shuma monetare e fletearkes,
- norma e kamates,
- afati pageses se kryegjese dhe kamates,
- vendi dhe data e emetimit te fletearkes,
- faksimili dhe nenshkrimi i subjektit te autorizuar te fletearkes.

Certifikati Redakto

Certifikati eshte nje dokument i shkruar per mjetet e depozituar ne banke apo ne ndonje organizata financiare me afat te shkurter te kethimit qe zakonisht eshte deri ne nje vit. Si leter me vlere, certifikati duhet te permbaje ;

- firmen dhe selin e emetuesit,
- shumen e mjeteve te depozituara,
- afati i depozitimit te mjeve,
- normen e kamates,
- numerin serik dhe kontrollues te certifikatit,
- te drejtat e poseduesit (pronarit),
- faksimilin me nenshkrim te subjektit te autorizuar te emetuesit te certifikatit.

Fletekomercialja Redakto

Emetohet nga ana e ndermarrjeve, kooperativat dhe subjektet tjera juridike te cilat ushtrojne veprimtari biznesore. Fletekomercialja si leter me vlere shitet per te grumbulluar mjete monetare ne afat te shkurter kohor. Fletekomercialja duhet te permbaj keto elemente :

- shenjen se eshte fletekomerciale,
- firmen dhe seline e emetuesit,
- shumen monetare net e cilen emetohet fletekomercialja,
- lartesin e norms se kamates,
- vendin dhe daten e emetimit me numerin serik,
- faksimilin e nenshkrimit te personit te autorizuar te emetuesit te fletekomerciaes.

Emetuesit e fletekomercialeve te cilat nuk permbushin detyrimet sipas fletekomercialeve bejne delik ekonomik dhe denohen me ligj.

Fletengarkesa Redakto

Fletengarkesa eshte document i shkruar i cili ipet gjate transportit te mallit ne qarkullimin e brendeshem. Fletengarkesa duhet te permbaj :

- emerin dhe adresen e derguesit dhe transportuesit,
- llojin, permbajtjen e sasise se dergeses,
- vleren e dergeses,
- vendin e dergeses dhe vendin e dergimit,
- shumen e kompenzimit per transportim,
- vendi dhe data e dhenjes se fletengarkimit.

Fletengarkesa duhet te nenshkruhet nga kontraktuesit.

Konosmani Redakto

Konosmani eshte nje document i shkruar te cilin e jep anijetari ne baze te kontrates se nenshkruar per transporin e mallit, verteton se ka pranuar mallin per transport dhe te njejtin do ta merr derguesi i mallit ne poritn e caktuar. Konosmani mund te shprehet :

- ne emer,
- sipas urdherit,
- ne pruresin.

Varesisht nga klauzola, konosmani mund te transferohet permes cesionit apo indosamentit.

Konosmani duhet te permbaj :

- emerin e anijetarit i cili e jep fletekonosmanin,
- firmen e derguesit,
- firmen, vendin dhe seline, vendbanimin e marresit, shenjes “sipas urdherit” apo “sipas sjellesit”,
- limani apo vendankorimi i caktuar,
- sasia, pesha, vellimi e dergeses,
- dispozitat per transportin,
- vendin dhe daten e ngarkimit te barres dhe te dhenjes se saj.

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto