Askush nuk mund të më detyrojë të jem i lumtur sipas mënyrës së tij, por secili ka të drejtë të kërkojë lumturinë e tij nëpërmjet rrugës që ai mendon se është e drejtë.

— Immanuel Kant

Liberalizmi është ideologji politike e lindur gjatë epokës moderne dhe bashkëkohore, e cila synon të vëjë sa më shumë kufij në fuqinë dhe ndërhyrjen e shtetit, në mënyrë që të sigurojë lirinë individuale dhe si rrjedhojë autonominë e tij kreative. Historikisht, liberalët e parë ishin ata që vepronin ose shpreheshin kundër monarkive absolute dhe privilegjeve të aristokracisë. Gjurmë në këtë ideologji ka lënë sidomos filozofia iluministe.

Ideologjia politike si një sistem mendimesh-idesh, zanafillen e vete e ka nga mesi i shekullit XVIII, si një produkt i Perendimit të industrializuar. Ideologjia, në këtë periudhë kohore, është paraqitur si një përmbledhje gjithëpërfshirëse idesh, me anën e së cilës një grup shoqëror krijon botekuptim të quajtur liberalizëm.[1]

Liberalizmi ka kontribuar në formimin e idesë së demokracisë moderne, e cila hedh një hap përpara demokracisë së shumicës: të drejtat individuale dhe të minorancës nuk mund të shtypen nga shumica, edhe pse është vullneti i popullit.

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ Jonuz Abdullai: Politika dhe Politikat Publike, Tetovë, 2010 faqe 67.

Shiko edhe: Redakto