Likenet janë organizma bimor me një përhapje në të gjithë rruzullin tokësor. Ato i përballojnë me sukses kushtet e renda si temperaturat e larta dhe ato të ulëta, mungesën e ujit, etj. Algat dhe kërpudhat bashkëjetojnë sepse kane dobi reciproke, dhe janë në varshmëri me njëra tjetrën. Kjo mënyre e jetesës e algës dhe e kërpudhës quhet simbiozë. Qeliza e kërpudhës me hifet e saj merr nga trualli ujin me kripëra minerale kurse alga posedon klorofil i cili me ndihmën e dritës së diellit krijon ushqim për vete dhe për kërpudhën.

Likenet njihen si lloje shume te ndreshem te ndotjes se ajrit . Shpesh , ata konsiderohen si bioindikatore te ndotjes . Likenet ose mungojne , ose gjenden pak ne zonat urbane dhe ne zonat industriale me ajer te ndotur . Si për shembull mund te sjellin qytetin e Londres , ku perpara vitit 1865 , ishin vezhguar rreth 120 tipe likenesh . Sot , aty takohen vetem 28 lloje . Likenet "vuajne " pasi siperfaqja mbi te cilen jetojne behet me acide nga ndotja e ajrit . Ne qytetet e ndotura nga trafikku i renduar ose industria , shkarkimet e dioksidit te squfurit ose oksidet e azotit ndikojne ne formimin e shiut acid . Keshtu , ne siperfaqe te objekteve (siperfaqe muresh , trungjesh etj ) pH mund te behet shume acid dhe te zbrese deri ne vleren 4.7 .Ne keto kushte , shume organizma nuk mund te jetojne ose mund te kene probleme ne zhvillimin e tyre , si p.sh , gjethet e bimeve qe zverdhen dhe bien . Likenet jane shume te ndjeshem ndaj kesaj ndotjeje dhe sherbejne si treguese te nivelit te ndotjes . Ne qendrat e qyteteve ose pergjate rrugeve kryesore ku ndotja eshte me e madhe , likenet nuk ndeshen ne levorene e drureve , siperfaqen e objekteve te ndryshme.

SHUMIMI I LIKENEVE: Likenet me se shpeshti shumohen nga pjeset e talit,te cilat jane te ndertuara nga disa qeliza te alges,te mbeshtjellura me hife te kerpudhes. Likenet shumohen edhe permes sporeve. Sporet nuk mund te mbijne nese nuk shoqerohen me llojin gjegjes te alges.

RENDESIA E LIKENEVE: Likenet kane rendesi te veçante sepse jane banuesit e pare te viseve te zhveshura shkembore. Likenet Jane shume te ndjeshme ndaj lendeve helmuese qe jane te pranishme ne atmosfere...