Lindita Mamli u diplomua në Universitetin e Tiranës për italisht. Ka botuar në Itali në vitin 1996 "Scogliete il mare" dhe "Oltre il destino" në 1999. "Amori rimasti a meta" u botua në vitin 2003. Poezitë e saj janë botuar në dy antologji shkrimtarësh të huaj në Itali. Gjithashtu në vitin 2002 poezi të saj patën jehonë në gazetën Illyria në Amerikë. Krijimet e saj u vlerësuan nga Profesori i Universitetit të Barit, Nedin bej Vlora dhe shkrimtarja e famshme italiane Susanna Tamaro.