Liqeni Namucuo 30°42′N 90°33′E / 30.700°N 90.550°E / 30.700; 90.550 në gjuhën tibetiane liqeni quhet “cuo”. Në Tibet numërohen mbi 1500 liqene të mëdha dhe të vogla me sipërfaqen e përgjithshme prej 240 kilometrash katrore, duke zënë një të tretën e sipërfaqes së përgjithshme të liqeneve të Kinës. Liqenet e rafshnaltës janë jo vetëm me sipërfaqe relativisht të madhe, por edhe janë shumë të thella, prandaj rezervat ujore të Tibetit janë të mëdha. Liqeni më i madh i Tibetit është Namucuo. Në gjuhën tibetiane “Namucuo” do të thotë “liqeni qiellor” ose “liqeni i shenjtë”, që është vendi i shenjtë i famshëm i budizmit tibetian. Ai ndodhet në mes të distriktit Dangxun të qytetit Lhasa dhe distriktit Bango të qarkut Naqu. Në jug-lindjen e këtij liqeni ngrihet maja kryesore e lartë e vargmaleve Nianqingdangula, të mbuluara gjithmonë me dëborë, kurse në veri ai lidhet me kodrat e rafshnaltës, rreth liqenit shtrihen stepa të gjera, “liqeni qiellor” si një pasqyrë kolosale në stepën e madhe të Tibetit verior. Qielli i kaltër, liqeni me ngjyrë të gjelbërt, dëbora e bardhë, barërat jeshile, çadrat prej leshi të blegtorëve dhe lulet e larmishme të stepës janë të gërshetuara duke formuar një tabllo madhështore të mrekullueshme të natyrës.

Referime Redakto

[1]