Lokaliteti arkeologjik në Mirash të Vushtrrisë

monument kulture në Kosovë

Lokaliteti arkeologjik në Mirash të Vushtrrisë është një monument i trashëgimisë kulturore në Mirash, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Lokaliteti arkeologjik në Mirash të Vushtrrisë
LlojiArkeologjike
VendndodhjaMirash, Vushtrri, Kosovë
NdërtuarRomake, Antikiteti i Vonë
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3711

Historia Redakto

Me toponimin ‘Shpati’ është emërtuar një shpat i butë i cili lartësohet në veriperëndim të fshatit Mirash, duke e mbizotëruar rrafshin fushor. Terraca gjendet në një ambient të pasur bujqësor dhe blegtoral. Në lindje, veri dhe perëndim rrethohet nga peisazhe të fushave me tokë pjellore, kurse në jug me shpatijet e maleve të Qyqavicës.[2]

Në sipërfaqen e Shpatit rreth 1.5 – 2ha ndeshen gjurmë të një vendbanimi, të përfaqësuara nga tjegulla kalipter, fragmente të enëve të qeramikës dhe nga një fragment i zgjyrës së metalit. Gjetjet e kaliptreve dhe të enëve të qeramikës e datojnë në përiudhën e antikitetit.[2]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ a b Rexha, Enver, red. (2013). Harta arkeologjike e Kosovës. Vëll. 2. Prishtina: Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 185.

Lidhje të jashtme Redakto