Lora Braha u lind më 13 Dhjetor 1977Mitrovicë

Lora Braha ishte shumë më prezente në muzikë përpara se të martohej e të bëhej nënë. Sapo u martua e u bë me fëmijë, e stopoj aktivitetin në këtë fushë.E, megjithatë, së fundi është prap e pranishme, ku këndon pranë të motrës, Mihrijes.

Lora nuk është nga ato këngëtare që provokon, por në këto foto ajo ka zbuluar pak më shumë. Nuk është rasti i parë, por as i fundit që motrat ndjekin shembullin e njëra-tjetrës, në rastin konkret, në muzikë. Kështu ka bërë motra e këngëtares së njohur Mihrie Braha, Lora, e cila edhe pse ushtron profesionin e ekonomistes, merret edhe me muzikë.

Në vitin 1996, ajo u paraqit me një këngë gjatë festave të fundvitit, derisa në vitin 2000, ishte pjesë edhe e disa projekteve televizive si "Telebingo Kosovare", që realizohej nga Naim Abazi. Gjatë karrierës së saj, Lora numëron disa këngë, si:"Mrekulli", "Ku ke ikë", "Krejt le ta dinë" në bashkpunim me Mihrije Brahën, dhe këngën të cilën e afirmoi e njohur në publik "Jena motra kallabllakë".