Luarat (greqisht: Καταβόθρα/Katavóthra) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Λιγοράτι/Liyoráti.[1]

Luarat
Καταβόθρα
Fshat
Emri i banorëveLuaraqot

Gjeografia Redakto

Nga veriu Luarati kufizohet me Smogovinën, nga jugu me Shenicën, nga lindja me Margëlliçin dhe nga perëndimi me Arpicën. Para Luftës së Dytë Botërore, Luarat kishte këto lagje: Brahimanj, Buzanj, Çapari, Dulanj, Golemi, Guria, Millokoqeza, Spanenj dhe Shtarrenj.[2]

Toponimet të fshatit Luarat:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

  • Anamesa Kungjit - brinjë mali, në P.
  • Ar’ e Fatës - arë që dikur e ka pasur një grua me emrin Fatë, në JP.
  • Ar’ e Hajdar Zanit - arë, në VL.
  • Ar’ e Hidirit - arë e pyll, në P.
  • Ar’ e Kurtesit – arë, në P.
  • Ar’ e Madhe - arë, në JP.
  • Ar’ e Manit - stan, në J.
  • Ar’ e Pularit - arë në një vend guror, në P.
  • Ar’ e Toreçit - arë, në P.
  • Ar’ e Xhallos - are, në L.
  • Arat e Balos - ara, në P.
  • Arat e Bazo Zekos - ara, në L.
  • Arat e Buzës - ara, në L.
  • Arat e Plakës - ara, në JP.
  • Arat e Smajlit - ara, në P.
  • Ball’ i Çefliqeve - kullotë, në J.
  • Bokrrimat e Bardha - bokkërima në mal, në P.
  • Bokrrimat e Shëmitrës - bokërrima, në P.
  • Botëza - rrëzë mali, në P.
  • Bregu i Bathëve - breg, në JL.
  • Bregu i Dimërorit - breg, në J.
  • Bregu i Haskës - breg, në P.
  • Bregu i Kushes - breg, në VP.
  • Bregu i Vogël - breg, ne V.
  • Bregu i Xhelalit - breg, në VP.
  • Brrinj’ e Arës Hidrit - brinjë, në P.
  • Brrinj’ e Dakos - arë në brinjë.
  • Brrinj’ e Frrashërit - rrëzë mali, në VP.
  • Brrinj’ e Kodrës - brinjë, në L.
  • Brrinj’ e Sheshit Lorit - brinjë, në J.
  • Çanakëla - brinjë mali e arë, në P.
  • Daflat - ara, në L.
  • Dardhat e Shanaje – grykë përroi, në P.
  • Dërrasat - vend me dërrase guri.
  • Dërrasat e Kunjit - vend dërrase, në P.
  • Dhafn’ e Kodrës - kodër me një shkëmb ku kish dafina, në V.
  • Dheu i Zi – fushë, në JL.
  • Elpthi - arë, në VP.
  • Faqa e Kungjit - faqe mali, në P.
  • Faqa e Frrashërit - brinjë mali, në P.
  • Ferhatet - ara e sfakë, në P.
  • Fierzat.
  • Fiku i Kodres - vend i thepisur, në VP.
  • Fiku i Shkrepëtimës - fik pranë njij shkëmbi ku goditnin gjithmonë rrufetë, në P.
  • Folej’ e Golës Birbiles - shkëmb në mal, në P.
  • Folej’ e Korbit - shkëmb, në P.
  • Frrashëri - ara në fushë, në V.
  • Fshati Dobër - gërmadhat e nji fshati të vjetër në mal, në P. “Fshati i ri u ka zdrikur më rëposhazi”.
  • Fund’ i Sivodës - breg e ara, në V.
  • Fund’ i Zallit - rrëzë mali, në J.
  • Fusha e Luaratit: Tregojnë se dikur këtë fushë, ish moçal, e kanë kulluar elimët, fis pellazgoilir. Ata mbollën dhe ullinj në Luarat e nga ndërtimet e tyre figurojnë muret etj.
  • Gorric’ e Balos - ara, në P.
  • Gorric’ e Hasan Lorit - gorric’ e vjetër nën të cilën Hasan Lori mrizonte qetë, në P.
  • Gorric’ e Kojdhelit - rrugë mali, në P.
  • Gorric’ e Lumit - pllajë mali, në P.
  • Gorricat e Lostrës – gorrica.
  • Grav’ e Prikthit - shpellë ku jetonte një evgjit, në P.
  • Grav’ e Puthit – shpellë, në P.
  • Gravat e Mehmet Dautit – shpella, në P.
  • Grik’ e Malës - vend grykë, në VP.
  • Grik’ e Pularit - pllajë, në P.
  • Groshnja - ara në mal, në P.
  • Grop’ e Ulkut - vend gropë në një brinjë me pyll, në P.
  • Gurët e Bishkotait - qafë, në P.
  • Gurët e Hamzait – kullotë, në V.
  • Gurët e Rait - kullotë.
  • Gur’ i Elimit - shkëmb i madh, në P.
  • Gur’ i Thanasit - shkëmb me një shpellë ku strehohej në ditet me shi të dimrit lori Thanas, në P.
  • Gjeraza - shkëmb, ara e pyll, në P.
  • Gjondreçi - shpellë në një shkëmb ku mrizonin bagëti, në P.
  • Halatet - ara e ullinj, në P.
  • Hund’ e Husejn Shabanit - kep, në P.
  • Hunda Komat – hundë, në P.
  • Hund’ e Qafave – hundë, në P.
  • Hund’ e Shakullit – hundë shkëmbore në mal, në J.
  • Hunjëz i Poshtëm - shesh.
  • Hunjëz i Sipërm - shesh.
  • Kaciqëlat/e Diko Tanës – ara, në L.
  • Kalaja e Prikthit — mbeturinat e njij kalaje të vjetër, në P.
  • Kalëthi — pyll e ara, në P.
  • Kalidesat - ara e pyje, në P.
  • Karvellai — arë, në P.
  • Katuni — shkëmb i zi, nën të cilin n dilte ujë burim i kripur, në P.
  • Klish’ e Priftit - klishë, në P.
  • Klish’ e Sidherit – klishë, në P.
  • Kóskoli - ara në rrëzë të malit, në P.
  • Kroi i Torovës - krua, në JP.
  • Krrakura Dardhë - shkëmbinj të thepisur, në P.
  • Krrakur’ e Keqe - vend shkëmbor i thepisurt nga ku nuk mund të kalohet, në V.
  • Krrakur’ e Qafës Klinjë - vend shkëmbor i thepisur, në J.
  • Krrakur’ e Sidherit - gërxhe të thepisur, në P. Aty ka qenë një fshat i vjetër.
  • Kshir’ e Madhe - faqe mali e kullotë, në J.
  • Kshir’ e Vogël - faqe mali, në J.
  • Kuçuverët - kullotë, në J.
  • Kullumuc’ e Kakaçit - arë në mal, në J.
  • Ledhet - ledhe e ara, në P.
  • Lëmënjëla - lëmë në fushë, në L.
  • Lëmënjëzit - lëmënjë, në V.
  • Lëmëthi – lëmë, në V.
  • Lëmëthi i Baço Duros - arë, në P.
  • Lëm i Ahmatenjet - lëmë i gurtë, në V.
  • Lëm’ i Vodës – lëmë, në P.
  • Lëndeza - ara në mal, në P.
  • Lisat e Smajlit - lisa rrëzë malit, në V.
  • Lisi i Millokoqesë - anë ngjoli, në V.
  • Lithar’ i Bathës - brinjë mali, në VP.
  • Lithar’ i Spaneve – kodër, në P.
  • Livadhar i Poshtër – ara, në P.
  • Livadhar i Sipërm — ara në mal, në P.
  • Lofatëza - stan i gurtë, në J.
  • Luca Koxhal.
  • Llaka Baltëz - ara, në P.
  • Llaka Dardhë - vend gropë në mal, në P.
  • Llak’ e Arapit - ara në mal, në VP.
  • Llak’ e Baliut - arë, në JP.
  • Llak’ e Dervizhit - arë në mal, në P.
  • Llak e Govozit - vend gropë në mal, në P.
  • Llak’ e Goxhoit - ara, në P.
  • Llak’ e Koprrezës - ara, në P.
  • Llak e Lisit - grykë, në TL.
  • Llak’ e Mullirit - arë, në P.
  • Llak’ e Palit - ara, në VP.
  • Llak’ e Thanos - ara, në P.
  • Llak’ e Shkëmbit - grykë shkëmbore në mal, në JP.
  • Llaka Rodhez - ara në fushë, në J.
  • Llakat e Thella - ara në një vend gropë, në P.
  • Mal’ e Arës - majë, në P.
  • Mal’ e Bathës - majë, në VP.
  • Mal’ e Bishkotait - majë mali, në P.
  • Mal’ e Fllorogunit - majë, në VP.
  • Mal’ e Gaxheles - majë mali, në P.
  • Mal’ e Govozit - faqe mali me pyll, në L.
  • Mal’ e Kodrës - majë kodre, në L.
  • Mal’ e Kranes’ Dobrës - majë mali, në P.
  • Mal’ e Kserojamit - kodër me pyll, në VP.
  • Mal’ e Kutrulloit - majë mali, në P.
  • Mal’ e Livadharit - majë, në P.
  • Mal’ e Lucaze - majë, në V.
  • Mal’ e Nik Dedes - majë, në P.
  • Mal’ e Porisë - majë mali, në P.
  • Mal’ e Prikthit – majë, në P.
  • Mal’ e Prrares - gërxh në mal, në P.
  • Mal’ e Sulit - majë mali, në P.
  • Mal’ e Sheshit Glatë – majë, në P.
  • Mal’ e Sheshi Qejvanit - majë mali, në P.
  • Malat e Shëndëlliut - majë, në P.
  • Malat e Koprrezave - maja mali, në JP.
  • Malet e Dhemnikut - mal, në J.
  • Mal’ e Dobrës – mal, në P.
  • Mal’ i Kranesë.
  • Mal’ i Paramëthisë - majë mali, në P.
  • Mal’ i Rrathëve - brez shkëmbor në mal, në P.
  • Mal’ i Shakullit – mal, në P.
  • Mestrakat - faqe mali, në P.
  • Oksinija - mal i veshur me ullinj, në P.
  • Pengjelet - spithare në një përrua, në P.
  • Porija - baçë, në P.
  • Prikthi.
  • Prrari Kulez - brinjë shkëmbore me përrall, në P.
  • Prroi i Dardhës - përrua i thellë, në P.
  • Prroi i Hajdofolesë - përrua.
  • Prroi Karminit - përrua, në L.
  • Prroi i Katundit - përrua me një burim, në P.
  • Prroi i Klinjës - përrua, në JP.
  • Prroi i Mënësit - përrua, në P.
  • Prroi i Murrizaresë - përrua i veshur me pyll, në J.
  • Prroi i Ruçit - përrua, në P.
  • Prroi i Rrahut - përrua mali, në V.
  • Prroi i Thanës - përrua mali, në P.
  • Pus’ i Agait – pus, në L.
  • Pus’ i Beqirit - pus, në J.
  • Pus’ i Buzanje – pus, në qëndër.
  • Pus’ i Kanëlavet - pus, në JL.
  • Pus’ i Katavothrës - pus në mal, në P.
  • Pusi Këndal.
  • Pus’ i Lubeve - pus, në P.
  • Pus’ i Math - pus, në L.
  • Pus’ i Mënësit - pus, rreth tij ka pasë mëna.
  • Pus’ i Priftit - pus i vjetër në majë të malit, në P.
  • Pus’ i Prikthit - pus në mal të Dobrës, në P.
  • Pus’ i Sidherës - pus, në P.
  • Pus’ i Sherifit - shesh, në qëndër.
  • Pus i thellë.
  • Qafa Dardhë - qafë, në P.
  • Qaf’ e Arës Kurtesit - qafë, në P.
  • Qaf’ e Bishkotait – qafë, në P.
  • Qaf’ e Gorricës – qafë, në P.
  • Qaf’ e Kalidesë - qafë, në P.
  • Qaf’ e Klinjës - qafë, në J.
  • Qaf’ e Kungjit - qafë mali me pyll, në P.
  • Qaf’ e Murrizit - qafë mali, në P.
  • Qaf’ e Priftit - qafë, në P.
  • Qaf’ e Rrahut Kondit – qafë, në P.
  • Qafat e Fikut – qafa, në J.
  • Qiur i Ahmetit - varr, në P.
  • Radhoi Banit - brez shkëmbor, në P.
  • Rraha – pyll, në P.
  • Rrahu i Gjinos - vend gropë me driza në mal, në V.
  • Rrap’ i Pusit Agait - rrap i madh pranë njij pusi, në L.
  • Rrap’ i Sheklezës - rrap’ are, në L.
  • Rrethe - ara në rrëzë të nji brezi shkëmbor.
  • Rrug’ e Dardhës – rrugë, në P.
  • Rrug’ e Dobrës - rrugë, në P.
  • Rrug’ e Dhemnikut - rrugë, në P.
  • Spithar’ i Govozit - spithar, në P.
  • Spithar’ i Kakosit – spithar, në P.
  • Spithar’ i Kreut Prroit Brrirëm – në P.
  • Stan’ i Bërxhollit - stan në mal, në P.
  • Stan’ i Urdhit - stan e mone bagëtish, në P.
  • Sterrë - sterrë, në L.
  • Sheqet e Uzejrit - ara e shelqe, në J.
  • Shesh’ i Agait - arë në një vend gropë në mal, në P.
  • Shesh i Belit - shesh ne mal, në P.
  • Shesh i Glatë.
  • Shesh’ i Gorricës - shesh, në VP.
  • Shesh’ i Qejvanit – shesh, në P.
  • Shënikolla - gërmadhë kishë, në P.
  • Shirat - brinja shkëmbore, në J.
  • Shkalla Dobër - monopat në vend shkëmbor, në P.
  • Shkall’ e Fshatit - shkallë, në qëndër.
  • Shkallëza - monopat në një vend shkëmbor, në P.
  • Shkëmb’ i Haxhiut - shpellë në shkëmb ku mërzenin dhi, në P.
  • Shkëmbet e Bazajdes – shkëmb, në P.
  • Shkëmb’ Meletes - shkëmb, në P.
  • Shpell’ e Lulushit – shpellë.
  • Shtrung’ e Malës Govozit - shtrung’ e gurtë, në P.
  • Shtrung’ e Shakullit - shtrung e gurtë, në P.
  • Toreçet - faqe mali, në P.
  • Tre Gurët në Mal të Sheshit Lorit - tre shkëmbënj të mëdhenj në një pllajë, në P.
  • Tre Shelqet e Uzejrit - ara e tre shelqe, në J.
  • Trigan i Math - arë, në P.
  • Trigan i Sipërm - arë në mal, në P.
  • Trigan i Vogel - arë në mal, në P.
  • Turuvenet - ara.
  • Ulliri Alush Shiqerit — ulli, në P.
  • Ullit e Mendresesë – ullinj, në qëndër.
  • Ullit e Xhamisë – ulIinj, ishin pronë e xhamisë, në qëndër.
  • Varr’ i Shehut – varr, në J.
  • Vij’ e Katavothrës - vijë uji, në J.
  • Vreshtat Dobër – kanë qënë dikur vreshta, sot ara, në P.
  • Xarr’ e Kranesë - pllajë shkëmbore e veshur me pyll, në P.
  • Xigurajthi - ara në gropë e mone bagëtish, në P.
  • Xhamia e Agallarëve – xhami, në qendër.
  • Xhami e Fshatit – xhami, në qëndër.
  • Xhamia e Çaparit – xhami, në qëndër.

Demografia Redakto

Familjet në fshatin Luarat:(Para Luftës së Dytë Botërore)

Lista e familjeve të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj: Ahmetaj, Ballenj, Beqanj, Buza, Dulenj, Çaparenj, Golemi, Hoxhanj, Meçatë, Spanenj, Shtarrenj.[4] Familjet e tjera ishin: Tanaj, Zeqiri, etj.

Ekonomia Redakto

Në pergjithsi familjet Luaraqotë janë marrë me bujqësi ku vendin kryesore e zinte bagëtia e dhive dhe deleve. Nga këto më pas tregohej në masë bulmeti.

Lidhje të jashtme Redakto

Burimet Redakto

  1. ^ Πανδέκτης: Liyoráti - Katavóthra
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 287.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 287-292. Treguan: 1) Hajdar Zani, 65 vjeç, bari, analfabet, nga Luarati, refugjat i vitit 1944. Sot me banim, ne Fier. 2) Osman Hoxha, 66 vjeç, bari, analfabet, nga Luarati, refugjat i vitit 1944, sot me banim ne Vlorë. 3) Saqe Meçe, 64 vjeç, bari, analfabet, nga Luarati, refugjat i 1944-ës. Sot me banim në Babicë të Vlorës. 1970.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 287.