Lulja e kujtimit romancë : me dy pjesë, me autor Foqion Postoli. Botuar në Korçë në vitin 1925 nga "Dhori Koti". Libri ka 174 faqe.

Në romanin "Lulja e kujtimit" përshkruhen ngjarjet që i përkasin periudhës së përpjekjeve për t’u çliruar nga zgjedha turke dhe influencës greke, që ishte një pengesë serioze për lëvizjen kombëtare. Në këtë roman gërshetohen konfliktet personale me ato shoqërore e politike, ku epërsinë e marrin kurdoherë këto të fundit.