Majlinda Bufi Sinani eshte Kryetare e Bashkise Roskovec qe prej vitit 2015.

Jeta Redakto

Majlinda Bufi (Sinani) ka lindur në vitin 1972 në Roskovec, Fier. Studimet  fillore dhe ato te mesme te përgjithshme i kreu ne qytetin e lindjes me rezultate te shkelqyera .                                                                                         

Ne vitin  1995 ka  mbaruar studimet për Inxhinieri  Ndërtimi pranë Universitetit Politeknik të Tiranës , dega  Ndertim  dhe ne vitin 2005 perfundoi studimet në Fakultetin Ekonomik , dega “Drejtim i fermave  dhe Politika Agrare“ pranë Universitetit Bujqësor të Tiranë.             Karrierën profesionale zonja Bufi e ka orientuar në fushën e inxhinierisë dhe të menaxhimit. Në vitet  1995-2011 ajo ka qenë  Përgjegjëse e Zyrës së Urbanistikës dhe Sherbimeve pranë Bashkisë Roskovec, Bashkise Ballsh;  menaxhere e supervizionit dhe kontrollit pranë IC Contracting në Tiranë dhe me pas administratore në “Megal Center” shpk Fier.                                                                  

Politika Redakto

Gjate karrieres se saj, duke patur nje angazhim maksimal ne jeten shoqerore  eshte perfshire heret ne politikat lokale.

Prej vitit 1996 ka qene aktive ne strukturat e Partise Socialiste dhe ne vitet 2005 -2011 ka qene  kryetare e deges se Partise Socialiste ne Roskovec;

anetare e Asamblese Kombetare te PS-se qe prej vitit 2011;

ne vitet 2013 -2015  anetare  e Parlamentit te Shqiperise;

nga 2015 e ne vijim Kryetare e Bashkise Roskovec

Ky angazhim në jetën politike lokale  ka bërë që të ishte  anetare e Keshillit Bashkiak ne Roskovec prej dy mandatesh dhe anetare e Keshillit te Qarkut te Fierit.

Qenia pjese e vendimarrjeve lokale e ka bërë Majlindën të vetëdijshme per shumë studime  alternative  në kete drejtim dhe per kete qellim  ne vitin 2011 ka qene  pjese e projektit  ne Ballkan “ Per qeverisjen lokale „  me Keshillin e Europes.

Majlinda flet anglisht dhe italisht dhe momentalisht eshte duke kryer studimet e thelluara ne PHD ne Universitetin Bujqesor te Tiranes.

Si perfaqesuese politike e Roskovecit dhe zones perreth ne Parlament për afro 2 vjet, Majlinda njohu thelbësisht problematikat, prioritetet në te gjitha fushat, duke qenë e pergatitur në garën të cilën e fitoi si kryetare e Bashkisë së Roskovecit.

Edukimi Redakto

Më 1986 -1990 Shkolla e mesme e pergjithshme " Adem Vrapi" Roskovec: DEFTESE PJEKURIE.

Më 1990-1995 Universiteti i Tiranes, Fakulteti i lnxhinierise se Ndertimit, Diploma e marrë: INXHINIER I PERGJITHSHEM CIVIL & INDUSTRIAL

Më 1994-1995 Universiteti i Tiranes, Fakulteti i lnxhinierise se Ndertimit, Diploma e marrë REAL ESTATE EVALUATION 

Më 2000-2005 Universiteti Bujqesor i Tiranes , Fakulteti Economik, Diploma e marrë: DREJTIMI I FERMAVE & POLITIKA AGRARE

Më 2011  Master i nivelit te dyte  "Drejtimi i fermave & Politika agrare " Titulli i mikrotezes: DECENTRALIZIMI I PUSHTETIT VENDOR & EFEKTET NE ZHVILLIMIN EKONOMIK TE VENDIT