Marco Benassi
Marco Benassi (lindur më 8 shtator 1994) është një futbollistë italian i cili luan me klubin italian Torino në Serie A si mesfushor.
Benassi me Torinon në vitin 2015 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 8 shtator 1994 | ||
Vendlindja | Modena, Itali | ||
Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Torino[1] | ||
Numri | 94 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2007–2011 | Modena | ||
2011–2012 | Internazionale | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2012–2014 | Internazionale | 6 | (0) |
2013–2014 | → Livorno (huazim) | 20 | (2) |
2014– | Torino | 25 | (3) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2011–2012 | Italia U–18 | 8 | (1) |
2012–2013 | Italia U–19 | 13 | (1) |
2013– | Italia U–21 | 10 | (2) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 qershor 2015 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 26 qershor 2015 |
Karriera me klube Redakto
Internazioanle Redakto
Lindur në Modena, Benassi filloi karrierën e tij në Serie B te Modena në vitin 2007. Në janar 2011, ai u ble nga Interi dhe u vendos te skuadra e të rinjëve. Pas një gjysëm sezoni me Interin U–17, Benassi u ble nga Interi në një marrëveshje bashkëpronësie për 180.000 €.[2] Benassi ishte pjesë e skuadrave Interit U–18 dhe U–19 në sezonin 2011–12, duke arritur të fitonte kampionatin primavera dhe NextGen Series (Kupa Evropiane e të rinjëve). Më skuadrën U–18, ai luajti në ndeshjet e play–off në kampionat dhe arriti të fitonte kampionatin Berretti.
Benassi u bashkua me skuadrën e parë nga ish trajneri i tij te Primavera Andrea Stramaccioni, duke fituar edhe Trofeun TIM. Benassi gjithashtu ishte njëri nga 25 lojtarët që u zgjodhën për të luatjur në Ligën e Europës.[3] Në tetor 2012, Benassi firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare.[4].
Ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 22 nëntor kundër Rubin Kazan në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Europës, ai luajti si titullar me shumë lojtar të rinjë me Interin që humbi me rezultatin 3–0. Më 12 janar 2013, ai bëri debutimin e tij në Serie A në fitoren 2–0 të Interit në San Siro kundër Pescarës, ai luajti si startues. Më 21 shkurt, Benassi shënoi golin e tij të parë me skuadrën e parë në fitoren 0–3 kundër CFR Cluj në ndeshjen e parë e raundit të 16 të Ligës së Europës. Ai e mbylli sezonin e parë si profesionist me Interin duke luajtur 13 ndeshje të të gjithë kompedicionet dhe duke shënuar një gol.
Livorno Redakto
Më 9 korrik 2013, Benassi u huazua zyrtarisht te Livorno, duke zgjedhur numrin 24. Më 17 gusht, Benassi bëri debutimin e tij zyrtar me klubin në Kupën e Italisë në humbjen 0–1 kundër Sienës. Ai shënoi golin e parë në elitën e futbollit italian më 26 janar 2014 kundër Sassuolos, para se të shënonte dhe të dytin kundër Bolonjës më 16 Mars.
Karriera ndërkombëtare Redakto
Ai ka luajtur për kombëtaret U–18, U–19 dhe U–21, ai luajti me Italinë U–18 në të tre ndeshjet kualifikuese të UEFA Euro U–21 2013.[5]
Stili i lojës Redakto
Ai është një mesfushor i talentuar me aftësi në ndërhyrje dhe me një vizion të mirë në lojë.
Trofe Redakto
- Inter
Referime Redakto
- ^ "Marco Benassi" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2013. Marrë më 26 tetor 2013.
- ^ FC Internazionale Milano SpA Report and Accounts on 30 June 2012 Stampa:It
- ^ "Europa League, group stage: Inter's squad list". www.inter.it. 3 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2012. Marrë më 24 nëntor 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Marco Benassi re-signs with Inter until 2017". www.inter.it. 23 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 24 nëntor 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ UEFA.com
Lidhje të jashtme Redakto
- FIGC Arkivuar 13 dhjetor 2014 tek Wayback Machine
- Statistikat tek Inter.it