Margjinatipografi, është bardhësia që e kufizon përmbajtjen e faqes me anën e linjave të faqes. Margjina e kufizon fillimin dhe përfundimin e tekstit në faqe. Një faqe i ka katër margjina: të kresë, të majtë, të djathtë dhe të poshtme. Nëse janë dy faqe bashkë, atëherë margjina e majtë quhet margjina e lidhjes.

Diagrami i faqes me margjina 25mm, për faqen A4

tiposhtyp (shtypi i lartë), margjinat[1] përcaktohen me njësi tipografike (pika tipografike, cicero), ndërsa për shtypin offset (shtypi i rrafshtë) me njësi metrike (millimeter, centimeter).

Ndërsa te radhitja me kompjuter, me verzionin 2007Microsoft Word, margjinat janë 1 inç (2,54 cm); te Word,verzioni 2003, margjina e kresë dhe e poshtme janë nga 1 inç (2,54 cm), ndërsa e majta[2][3] dhe e djathta nga 1,25 inça (3,17 cm).

Referimet Redakto

  1. ^ Nezir Berisha & Abdurrahman Simnica BAZAT E TEKNOLOGJISË GRAFIKE, Libri shkollor, Prishtinë 2005, f. 138, 139, ISBN 9951-07-387-5
  2. ^ Page borders — inches or millimetres?
  3. ^ Default Print Margin in Word Documents and our Environment. Labnol.org (2008-02-14). Retrieved on 2010-12-30.