Mark Ejskensi [About this sounddëgjo ](Mark Maria Frans Eyskens, lindur më 29 prill 1933 në Loeven), ekonomist, ish-kryeministër i Belgjikës, deputet në Parlamentin e Bashkimit Evropian, politikan belgë nga Belgjika.

Mark Eyskens

Marku, nga data 6 prill deri më 17 dhjetor 1981 ishte kryeministër i qeverisë belge. Marku është i biri i ish-kryeministrit Gaston Ejskesit dhe anëtarë i partisë social-krishterëve " CD&V".

Marku i kreu studimet në universiteti katolik të qytetit të vendlindjes me disa diploma, ndër të cilat edhe për fushën e filozofisë. Po në këtë universitet, ai mori nderin e doktorit të shkencave të drejtësisë dhe ekonomisë. Ndërsa më 1967 u thirr për profesor të shkencave në këtë universitet.

Në politik filloj të angazhohet në vitin 1962, si këshilltar i ministrit të financave Andrë Dekuë. Nga kjo kohë ishte anëtarë i së paku 13-të qeverive belge. Nga viti 1992 është anëtar i parlamentit të BE-së dhe i Konferencës së Bashkimit të Evropës Perëndimore.

Marku krahas aktiviteteve në politik, merret edhe me profesionin e bojaxhisë dhe merret me shkrime.