Martin Niemöller

teolog dhe pastor protestant gjerman kundër nazizmit


Friedrich Gustav Emil Martin Niemöller (Lippstadt, 14 janar 1892 – Wiesbaden, 6 mars 1984) ka qene nje teolog e pastor protestant gjerman, i angazhuar kunder nazizmit.

Martin Niemöller
U lind në14 janar 1892
Vdiq6 mars 1984 (92 vjeç)
Kombësiagjerman
ProfesioniTeolog, Pastor


Ai është i mirënjohur për deklaratën e tij, "Së pari ata erdhën për socialistët, dhe unë nuk fola, sepse nuk isha socialist ...... dhe nuk kishte njeri që të ngrinte zërin për mua".

Ai ishte një konservator nacionalist dhe fillimisht një mbështetës i Adolf Hitlerit, por ai u bë një nga themeluesit e Kishës Konfesionale, e cila kundërshtoi nazifikimin e kishave protestante gjermane. Ai kundërshtoi fuqimisht "Paragrafin Arian" të nazistëve, por bëri vërejtje në lidhje me hebrenjtë që disa dijetarë i kanë quajtur antisemitike. Për kundërshtimin e tij ndaj kontrollit nazist shtetëror të kishave, Niemöller u burgos në kampet përqendrimit Sachsenhausen dhe Dachau nga 1937 deri vitin 1945. Ai mezi i shpëtoi ekzekutimit dhe i mbijetoi burgimit. Pas burgimit të tij, ai shprehu keqardhjen e tij të thellë që nuk bëri sa duhet për të ndihmuar viktimat e nazistëve. Ai u largua nga bindjet e tij të mëparshme nacionaliste dhe ishte një nga nismëtarët e Deklaratës së Fajit të Shtutgartit.

Projekete te tjera Redakto

Lidhje te jashtme Redakto

 
Arti & Kultura: Animim · Film · Letërsi · Muzikë · Serial · Strip
 
Biologjia: Mjekësi
 
Gjeografia: Gjeografi · Kosovë · ShBA · Shqipëri · Maqedoni · Greqi
 
Sporti: Sport
 
Teknologjia: Informatikë · Elektronikë  · Teknologji
 
Shkenca: Fizikë, Matematikë