Mihael Paher
Mihael Paher, (* 1435 në Brunek; † 1498 në Salzburg) në Alpet Karnike dhe vdiq 1498 në Salcburg, është një skulptor dhe piktor gjerman.
Punimet Redakto
Mihael Paher duke punuar në një pikturë të madhe altari, të cilën e patën porositur françesknët. E pat njohur artin tirolez dhe shvabas si dhe artin e Italsë Veriore, sidomos punimet e Mantenjës dhe të Filipo Lipit. Paheri ishte një artist i madh dhe deri diku paraardhës i Dyrerit, meqë krijoi një sintezë të suksesshme të artit gjerman dhe atij italian të pesëmbëdhjetë. Konstrukcioni i tij i hapësirës, me pikën e ulët të kundrimit rrjed drejtpërsëdrejti prej veprës së Mantenjës në Padovë, e ndofta edhe prej asaj në Mantovë. Pro, që në tabernaklin e shën Volfgangut në Aberze (adër Salcburgut), i cili qe porositr më 1471, e u krye më 1481, hapësira e Paherit tregon dinamizëm - madje edhe në skenat më të qeta - të liruara nga shqetësimi linear i artit gjerman në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë. Perspektiva hapësinore italiane është shprehur kudo me gërshetim vijash të forta.
Shën Volfgangu Redakto
Në këtë poliptik ekzistojnë efekte dinamike hapësinore të dallueshme. Na bie në sy, për shembull, në shën Volfgangun që lutet të ndodhë mrekullia sesa hapësira perspektive e qartë, me pikën e shuarjes menjëherë nën harkun e thyer të derës në parpavijë, i ngjan fushës së gravitacionit. Kjo ndodh, sepse kompozicioni është ndërtuar në diagonalet, në të cilat lëvizja e rrufeshme e engjëllit, në fluturim e sipër, i kundërvihet vëllimit të masës së rëndë të shenjtit gjatë lutjes. E tërë kjo ngjall një ndjenjë drame të thellë e të rëndë midis qetësisësë qartë të kompozicionit. Në pikturën e fuqishme të Katër etërve kishtarë, ku tensioni i fuqive të dërmuara është kufizuar dhe ndrydhur në hapësirën - në dukje konkave prej shkurtimit të objekteve të planit të parë-përshtypja dramatike është më e fortë. Sipërfaqet e ngjyrës së shkëlqeshme metalike lakohen e ndehen si llastra metali nën çekanin e farkëtarit.
Sipërfaqet dhe vijat janë kompozuar në një mënyrë të atillë, sa fuqitë vetjake duke sikur mbyllen në njëlloj stabiliteti përsosurishht të ekuilibruar, i cili paralajmëron Dyrerin. Në të vërtetë, nëse nuk merren parasysh natyra më se instinktive e temperamentit të artistit, raporti më i drejtpërdrejtë ndaj traditës zejtare dhe pretendimet më pak intelektuale, Mihael Paheri është shumë i afërm me Dyrerin. Ndonëse nuk kemi argumente stilistike të drejtpërdrejta, prapëseprapë, do të ishte interesante të mendojmë se si piktori i madh i Nyrëmbergut, në rrugën t tji për Itali, u ndal në Nojshtyft dhe studioi mirë veorën e paraardhësit të vet të çmuar.
Galeria Redakto
-
Sant'Ambrogio
-
Catherine van Alexandria
-
Maria van Bourgondië
-
Hl. Gregorius
-
Gurë e Krishtit
-
Etërit e Kishës
-
Hl. Hieronymus
-
Hl. Ambrosius
Literaturë Redakto
- Hans Semper: Mihael und Friedrih Paher, Eslingen 1911
- Robert Stiasny: Mihael Pahers St. Wolfganger Altar, Vjenë 1919
- Eberhard Hempel: Mihael Paher, Vjenë 1931
- Nicolo Rasmo: Michael Pacher, Mynhen 1969